Fisnik Doko nga Ohri,ligjëroi te “Liderët e Rinj të Rajonit”

Nën patronazhin (përkujdesjen) e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorge Ivanov, tash më shtatë vite me rradhë mbahet trajnim intensiv për udhëheqësit e rinj – Lider të rinjë nga Republika e Maqedonisë dhe nga rajoni, e cila mbështetet bujarisht pa ndonjë interes nga i gjithë sektori i biznesit të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Dr. Gjorge Ivanov ftoi Fisnik Dokon të jetë ligjërues në trajnimin e tetë ” Trajnim Ndërkombëtar për Udhëheqës – Lider të Presidentit Ivanov”, që do të mbahet në Ohër.

Në shkollën e këtij viti do të marrin pjesë gjithsej 22 ligjërues të renomuar e të njohur nga institucionet e larta arsimore dhe profesionale nga Republika e Maqedonisë, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të cilët do të përcjellin – transferojnë njohuritë, përvojat dhe pikëpamjet e tyre për Liderizëm të gjithsej 40 pjesëmarrësve në këtë shkollë për udhëheqës të rinjë.

Ndër ligjëruesit e shkollës së tetë për udhëheqësit e rinj – Liderë merr pjesë edhe ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Rexhep Meidani – profesor në Shkollën Varton nga Universiteti i Pensilvanisë; Dr. George Petkovski profesor në Universitetin e Zurihut; Dr. Marko Shtenbergen, si dhe eksperti për menaxhimin e biznesit dhe Lidershipa – z.Deivid Goldsmit; ish-President i Akademisë bullgare të Shkencave Dr. Stefan Vodenicharov; drejtori gjeneral i “Aeroporteve TAV” Dr. Sani Shener; presidenti i menaxhimit të Bordit të “EVN – Maqedoni” z.Shtefan Peter; dekani i Kolegjit Shfarcman të Universitetit Chingua Dr. David Pan; ambasadori Dr. Georg Fon Habsburg dhe individë të tjerë të shquar, udhëheqës të kompanive të suksesshme dhe përfaqësues të institucioneve të themeluara (etabluara) nga Maqedonia, Norvegjia, Austria dhe vende – shtete të tjera…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...