Fitni Dalipi,arkelogu strugan, 34 vjet në pritje të sistemimit !!!

Fitni Dalipi/Strugalajm.com

Ishte saktësisht ditë e martë 4 dhjetori i vitit 1984,kur kam mbrojtur temën e diplomës në Fakultetin Filozofik të Shkupit,në katedrën”Historia e Artit me Arkeologji”.Asaj kohe isha i diplomuari i dytë shqiptar i kësaj katedre, por i pari student shqiptar në fushën e Arkeologjisë. Më pas një nga një do të diplomonin edhe studentët e tjerë shqiptar,edhe pse shum pak në numër  deri më sot numërohen në gishta. Nga këta të diplomuar vetëm dy patën fatin të punësohen (edhepse shum me vonesë). Gjatë këtyre tre dekadave përpjekjet e mija, kanë qenë të mëdha për t’u punësuar ,por gjithmon pa sukses. Vlen ta ceki edhe atë se unë që në vitin e parë të studimeve (1978) kam marrë pjesë në gërmime arkeologjike në rrethin e Strugës der në vitin 1988, mandej gjatë viteve 2008 në Kala të Tetovës; mandej gjatë viteve 2009,2010, 2013 dhe 2014 gjithashtu në Strugë. Merreni me mend me gjithë këto gërmime dhe me gjithë këto përpjekje përsëri nuk pata mundësi që të sistemohem, ashtu siç ndodh me kolegët maqedonas. Të punësuarit e një arkeologu shqiptar në këtë shtet ka qenë e pa mundur si në monizëm nga maqedonët ashtu edhe nga shqiptarët në 30 vite demokraci. Dëshira ime do të ishte që ndonjë i ri shqiptar i Strugës të drejtohet drejt Tiranës dhe të studjon për Arkeologji,mbase do të ndryshojnë kohët. “Arkeologjia është e lidhur ngushtë me shtetin,si në rrafshin organizativ ashtu edhe në ate ideologjik.”një thënie kjo e arkeloges së njohur gjermane Ulrike Sommer.Struga por jo vetëm, kanë nevoj për këtë drejtim, por gjithë Maqedonia perëndimore është shum pak e hulumtuar.StrugaLajm


Loading...
loading...