Fitni Dalipi,ish këshilltari i BDI-së i ka disa pyetje për Ramiz Merkon

Jam lexues i rregullt i Portalit ” Strugalajm” mbase mendoj unë se nuk mban anën e ndonjë subjekti politik. Për këtë i përgëzoj dhe j’u uroj sukses të mëtutjeshëm. Fillimisht kërkoj falje nga lexuesit e këtij portali të respektuar për lëshime të pranueshme gjuhësore që mund t’i hasni gjatë leximit, pasiqë unë nuk jam edhe aq i shkolluar ose thënë troç nuk kam ble ndonjë diplomë siç bëjnë një pjesë e shqiptarëve. Për këto rreshta që ju të nderuar struganë/e që do t’i lexoni më nxiti reagimi (shkrimi) i kryetarit (gradonaćalnik-ut), e shkruaj kështu pasi u zgjodh me votat e tyre,ku thoshte se ai paska goxha ide për Strugën që duam. Tash unë si mërgimtar strugan po i parashtroj disa pyetje “gradonaćallnik-ut” :Ju zotrote ishit dy mandate krytar (2005-2013), gjatë asaj kohe ju Strugën nga një qytet e shëndrruat në fshat të madh. Pse vallë e bëre këtë? Me urdhër të kujt ua sollët struganëve Deponin nga Bukova e Ohrit para hundëve të qytetarëve? Sa ndërmarrje nga shtetet e Evropës që patën interes të ndërtojnë në Strugë dhe ju i larguat pasi që ato nuk u shpëblyen me atë që ju deshët? Çfarë pazari bët asaj kohe me VMRO-në për vendet udhëheqëse në disa institucione që u takonin shqiptarëve, kurse ju ua lat atyre? Me urdhër të kujt e prishët “Urën e drurit”? Kush u urdhëroi ti rrënoni objektet fetare islame: ne Koroshisht, në Dollogozhdë nē tetor 2009, dhe xhamin mbi 500 vjet të vjetër të qytetit edhe pse e filluat në maj 2012 ( por nuk ia arritët qëllimit mbase reagimet ishin të mëdha)? Pse ju si kryetar dege i BDI-së ,asnjëher nuk u intersuat që kuadri i punësuar gjatë viteve 2002-2005 në disa institucione të avancohej, por edhe sot pas 15 vitesh kanë ngelë bashkëpuntor të rij? Pse e shitët objektet e Ndërrmarjes Publike “Proqua”dhe sot Ndërmarrja pagon disa mijë euro qira? Edhe një pyetje të fundit ( mbase për ju nuk mbarojn pyetjet) pse ju zotrote punësoni vetëm kuadrin që mbaron në “Univerzitetin” e RM -sē? J’u kisha lutur tu jepni përgjigje këtyre pyetjeve, pasiqë struganët duan sqarime dhe dhashtë zoti që këtë mandat tē punoni pë qytetarët. Është një thënje e De Cartit: Vetëm e vërteta është e bukur.

Fitni Dalipi ish këshilltar i BDI-së -Mërgimtari nga Struga e bukur dikur!!!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...