FLAKA E JANARIT -Dr. Nebi Dervishi

Dr. Nebi Dervishi

FLAKA E JANARIT 

Në vigjilie të përvjetorëve kushtuar 17 janarit 553 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut) si dhe 40 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Gërvalla (Jusuf e Bardhosh) e Kadri Zeka, në Gjermani më 1982, nga dora vrastare e kriminale të UDB-së jugosllave.

Me këtë rast, për 30 herë me radhë ne Gjilan nga 17 janari 1992, po ndizet “Flakën e Janarit” ku me nderime të veçanta, respektojmë së bashku jo vetëm figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skendërbe, por edhe tërë atë plejadë atdhetarësh, në mes të së cilëve vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Haxhi Zekës, që në mënyrë mizore, po në të njëjtën ditë (17 janar 1982) u vranë në Gjermani. 

Për popullin shqiptar datat e shënuara të historisë nuk kanë qënë dhe nuk janë kurr ngjarje të thjeshta të cilave u detyrohet vetëm një lloj respekti konvencional, në një ditë të caktuar të kalendarit, për ti lënë pastaj në gjumin e harresës. Si ruajtës, vazhdues dhe kurorzues i thesarit të traditave historike e patriotike, populli ynë i lashtë, i ka vlersuar këto tradita, duke i mbajtur të gjalla në shërbim të qështjes së madhe të lirisë dhe pavarsisë kombëtare, të mbrojtjes së tërësisë dhe sovranitetit të tokës së shenjtë të atdheut, si dhe për ndërtimin e jetës së re. Në mënyrë të veçantë, kjo vlenë për figurën emblematike e lavdiplote të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeut, që qëndroi si lapidar viganë, në njërën nga periudhat  më vendimtare të historisë kombëtare,  e cila zë një vendë të shquar deri edhe në fletët e historisë botërore. 

Bashkë me heroin Skendërbe, ne sot, në këtë 553 vjetor të vdekjes, përkujtojmë me mirënjohje të thellë, një epokë të tërë, që mban me të drejtë emrin e tij, si një nga epokat më vendimtare të historisë kombëtare, në të cilën masat popullore shqiptare, si heronj pa emër, nën udhëheqjen e Skëndërbeut, për vite me radhë (1443-1468) luftuan për mbrojtjen e tokës, lirisë e pavarsisë së vetë, duke i vënë themelet e qëndrueshme asaj ndërtese që brezat e ardhshëm e quan në fund, pra bashkimin e popullit shqiptar dhe shtetin e tij kombëtar.

Me botën mbarë sot, në përvjetorin e 553 të vdekjes së Skendërbeut, ne përkujtojmë epokën e tij, si një pjesë e asaj lufte të madhe, në të cilën popujt e Evropës juglindore, e midis tyre në radhët e para, populli shqitptarë, duke luftuar për trojet e lirinë e vetë, u bë një levë mbrojtëse për të ndaluar vërshimin shkatërrues të agresionit të sulltanëve osmanë në shekullin XV, agresion që vinte në rrezik fatet e qytetrimit evropian në përgjithësi. 

Duke nxierrë mësime nga përvoja e dhietra viteve beteja e dështime në planin kombëtar, Skendërbeu u bë guri themeltar i tërë veprimtarisë së tij si burr shteti dhe strateg e udhëheqës ushtarak në vitet 1443-1468. Pa kapërcyer pozitat e vjetruara politike të përçarjes së vendit, një varg zotimesh të veçanta, pa krijuar një bazë politiko-ushtarake të organizuara e të qëndrueshme, që e bëri me Beslidhjen e Lezhës (2 mars 1444), pa bashkërendimin e veprimeve të brendshme me lëvizjen anti-osmane  që organizoheshin në planin e jashtëm, lufta nuk do të kishte prespektivën e fitores.  Ishte meritë e madhe e Skendërbeut, që u bë shprehësi dhe zbatuesi më i qartë , i ndërgjegjshëm dhe më i vendosur i kësaj domosdoshmërie, që inpononte momenti historik. 

Personaliteti i Skendërbeut si burrë shteti, strateg e mjeshtër i madhë i artit ushtarak, dallonte me tiparet e veta karakteristike nga princërit e tjerw feudal bashkëkohas të Perëndimit. Luftëtar i thjeshtë midis luftëtarëve ai luftonte “me mëngje përveshur”, në krye të një kalorsie që vepronte me shpejtësi të jashtëzakonshme në krahasim me ushtritë e rënda feudale. Ai ishte i veshur thjeshtë, dhe si burr shteti ai nuk njihte intriga.

Sa kohë që vërshimi osman qëndronte si një shpatë e mprehur mbi Evropën e Mesme dhe Perëndimore, aq kohë edhe figura e Skendërbeut, luftëtarë dhe ngadhnjimtarë, në më se 24 beteja në harkun kohor prej një çerek shekulli në shek. XV, kundrejt një armiku që e konsideronte veten si të pathyeshëm, kuptohet se vazhdonte të tërhiçte vëmendjen, jo vetëm të historianëve, por edhe të ushtarakëve, të burrave të shteteve, si dhe të opiniont publik, Evropian dhe Botëror.

Me këtë interesim gjithmonë të gjallë, për luftën e popullit shqiptar dhe kryetrimin dhe heroin, udhëheqësin legjendar të saj, e kishte burim tërë ajo literaturë e shumllojshe dhe shumë gjuheshe, kushtuar figurës së Skendërbeut në katër anët e botës. Nga përvoja luftarake e shqiptarëve dhe udhëheqësit të tyre, kërkoheshin të nxirreshin mësime për luftën kundër një armiku, që vetëm një Skendërbe me shokë ishte në gjendje  ti gjunjëzonte, e ti thyente ata. 

Më 17 janar 2022 u mbushën plot 553 vjetë prej asaj date të rrënqethëshme, kur mbylli sytë heroi i Pavdekshëm, Skendërbeu. Dhe në këto çaste çdo shqiptar kudo që ndodhet, në të katër anët e botës, e shënojnë secili në mënzrën e vetë këtë ngjarje, që në vete përmban edhe simbolikën e zisë, por bashkë me të edhe të krenarisë kombëtare. Kujtimi për heroin kombëtar shqiptar jetoi ndër shekuj, jo vetëm në zemrat e kombit që e lindi, por ai pati shtrirjen që i kalonte kufitë e ballkanit, pra, pati një peshë e rëndësi evropiane e botërore.StrugaLajm

“Flaka e Janarit” nisi rrugëtimin e saj, me këtë emër, simbolik, këtu e 30 vjet më parë, në Gjilan më 17 janar 1992, në shenjë të nderimit dhe përkujtimit të figurës intelektuale dhe atdhetare të Jusuf Gërvallës, në 10 vjetorin e rënies për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës, sëbashku me Kadri Zekën e Bardhosh Gërvallën nga dora vrastare e UDB-së jugosllave. Kjo datë koinçidon dhe me ditë vdekjen e Heroit tonë Kombëtarë, të papërsëritshmit dhe të paarritshmit Skendërbe. 

Si i tillë ky manifestim thellësishtë kulturor, nderoi në vazhdimësi martirët dhe dëshmorët e kombit, përmes vlerave të artit. Për çdo vjet është karakterizuar me një përkujtesë jubilare, gjys-jubilare e përkujtimore në rënien e atdhetarëve për idealet kombëtare. Manifestimet “Flaka e Janarit”, i kanë shënuar në vazhdimësi këtë përvjetor, nisur nga kjo treshe atdhetarësh të lartëpërmendur, e pasura pastaj nga një plejadë dëshmorësh të tjerë, si Regjep Mala, Reshat Ymeri, Nuhi Berisha e Agim Rushiti, por edhe me figura markante të historisë kombëtare, si Skendërbeu, Idriz Seferi, Isa Boletini etj. 

Janari i vitit 2022 na përkujton janarine e 40 viteve më parë, e përkujton rënien heroike të martirëve të popullit shqiptar. Ky përkujtim lidhet me respekt të veçantë për këto figura eminente të kombit, të cilët kishin një dhe të vetmin intencë e qëllim: LIRINË DHE BASHKIMIN MBARË- SHQIPTAR.

Vepra e Jusuf e Bardhosh Gërvallë, Kadri Zekës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe plejadave të shumta të atdhetarëve, do të jetojnë përgjithmonë, sepse përjetësisht do të jetoi populli shqiptarë. 

Veprat e tyre do të jetojnë se martirët për asnjë çast nuk jetuan vetëm për vete, por jetuan dhe punuan vetëm për ardhmërinë e mirfilltë shqiptare. Vetvetiu kuptohet se njerëzit e tillë i ngjajnë lumit të pashtershëm, i cili nuk e pinë uin e vetë, i ngjajnë drujve të frytshëm, të cilët nuk i hanin frytet e veta, i ngjajnë luleve të cilat nuk thithin nektarin dhe aromën e vetë dhe nga kjo del se çdo gjë e madhe është në dobi  të të tjerëve. Të mëdhenjë ishin të gjithë ata që nuk kursyen jetën e vetë për qështjen e shenjtë shqiptare.

Lulet e gjakut tonë jetojnë në ne, ata kanë siguruar pavdeksinë. Nuk është thjeshtësi të jetosh pas vdekjes. Për këtë duhet dhuruar jetë. E jeta dhurohet për liri. “ Se liria është më e shejtë se jeta”-siç thoshte Jusuf Gërvalla. Gjaku i tyre është bazament i fuqishëm mbi të cilin do të ngrihet Shqipëria e natyrshme, sepse këto martirë e dëshmorë janë ngritur lapidar në çdo zemër shqiptare. 

Në këtë akt solemn, nuk mund të lëm pa përmendur realitetin e ditëve tona. Duke u nisur nga përvoja e aspekteve që dalin nga Epoka e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeut, asnjëher më shumë se sot, nuk është paraqitur nevoja  për një pajtim të botës shqiptare që është e ndarë dhe e përçarë. Është imperativ i kohës që sa më parë të arrihet një pajtim i Lidershipit shqiptar në të gjitha trojet etnike, ashtu siç ka bërë i madhi Skendërbe në shekullin e XV edhe tani kur pas një muaj do të festojmë 14 vjetorin e pavarsisë së Kosovës, sepse AMANETI i martirëve ishte: “VËLLEZËR, FLAMURIN E LIRISË ÇONЁ LART E MË LARTË ”. Ata ranë për të mos vdekur kurrë. Populli që ka themel lirie gjaku  e heronjve kombëtar, si Jusufi, Kadriu, Bardhoshi, Rexhepi, Nuhiu etj, ky popull ka ardhmëri të sigurtë në liri. Por, njëkohësisht populli që i rikujton me respekt, bijat e vëtë të rënë për lirinë e kombit, atë popull nuk ka fuqi që mund ta pengon në jetësimin e lirisë së vetë. 

Kushtrimi i tyre ishte:  Gjithmonë të bashkuar rreth flamurit për liri e bashkim kombëtar. Neve sot na mbetet të punojmë pa u ndalur në jetësimin e amanetit të Jusufit, Kadriut, Bardhoshit, Rexhepit, Naser Hanit etj. Sot  më shumë se kurrë duhet jetësuar unitetin kombëtar, se vetëm të bashkuar dhe të pathyeshëm mundemi të mbijetojmë katraurën e zhbërjes kombëtare nga egërsira sërbo-sllave që po zgjat gati një shekull. Të bashkuar rreth amanetit të këtyre heronjve, pjesërishtë është fituar liri dhe do të bëhet bashkimi kombëtar e shpirtëror në Evropën e Bashkuar.

15 janar 2022  

In : Aktuale

Loading...
loading...