Flora Brovina: Fotografia ishte e falsifikuar, ju kërkoj falje të gjitha viktimave të dhunuara


Depuetja e PDK-së Flora Brovina pas përfundimit të intervistës në Polici në oborrin e Kuvendit është deklaruar lidhur me fotografinë ku dje e paraqiti si dëshmi të dhunimit të një gruaje kosovare nga ushtarët serbë.

Ajo i ka kërkuar falje viktimave të dhunës seksuale dhe familjeve të tyre për shqetësimin me paraqitjen e asaj fotografie, raporton Indeksonline.StrugaLajm

Brovina ka thënë se ajo fotografi ka qenë dokument i falsifikuar që është keqpërdorë më herët dhe se tek ajo ka arritur përmes një aktivisti nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.StrugaLajm

Sipas saj, fotografinë e ka që nga viti 2003, kur ishte kryetare e Komisionit për Persona të Pagjetur.

E pyetur se do të dorëhiqet, ajo tha se ka disponim për të bërë një gjë të tillë, kur është në fjalë shteti dhe e vërteta e tragjedisë së Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...