Fluturim Bajrami: Bëhu prind model dhe jo agresiv

FLUTURIM BAJRAMI

Të nderuar prindër, fëmijët rriten çdo ditë nga pak. Gjatë rritjes pësojnë ndryshime të ndryshme, si: në sjellje, në komunikim, në të menduarit, etj. Ju jeni edukatorët, këshilluesit dhe ata që keni dëshirë që fëmija juaj të arrijë suksese të shumta në jetë. E kjo nuk arrihet lehtë, por me përkujdesje, përkushtim dhe me këshilla nga ana juaj. Të mos përdorim kërcënime, frikësime e as më pak dhunë fizike. E kuptoj që dajaku është diçka më e shpejta që na kujtohet e që mund ta bëjmë, por bëjmë shumë gabim nëse mendojmë që fëmijët edukohen me të bërtitur, shuplakë,ose…! Ju lutem, kur t’i këshilloni, gjeni vendin dhe momentin kur duhet ta bëni një gjë të këtillë! Përdorni fjalët më të ëmbla për këshilla dhe në asnjë mënyrë shuplakën! Lëreni telefonin dhe grupet tuaja, sepse ju marrin shumë nga koha që duhet t’i përkushtoheni fëmijës! Bëhuni prindër shembull dhe jo agresivë! Mos harroni, fëmijët tregojnë çdo gjë mbi sjelljen tuaj në shtëpi që bëni ndaj tyre. Kur i dëgjoj ata sesi i trajtoni, ndjej keqardhje edhe për fëmijët, por më shumë edhe për ju pse bëheni prindër të këtillë. Herë-herë ndjej edhe neveri nga sjellje të këtilla ndaj fëmijëve. Këtë kuptojeni si këshillë dhe jo si urdhër! Tani fëmijët kanë nevojë për përkushtimin tuaj. Ju jeni ata që trasoni rrugën së cilës do ecin ata. Të përmendim tregimin se si një herë, duke ecur rrugës baba e bir, njëri pas tjetrit, babai e këshillon se si të ecë duke i thënë se kujdes bir se si i bën hapat, e fëmija i përgjigjet se jam duke ecur pas hapave tu. Ju jeni modeli se çfarë personaliteti do krijoni me fëmijën tuaj, andaj bëni shumë kujdes!StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...