U vidhte karburantin makinave

Nga MPB njoftojnë se policia gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një 25-vjeçar në Tetovë. I njëjti dyshohet se disa herë ka vjedhur karburant nga veturat në Tetovë.

“Me datë 25.10.2022 në ora 15:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria A.A. (25) nga Jellovjana e Tetovë. Ai dyshohet se gjatë muajit të fundit dhe këtij muaji ka kryer disa vjedhje të karburanteve nga automjetet. Nga A.A. janë marrë dy bombola me karburant, të cilat dyshohet se janë nga veprat penale që janë raportuar”StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...