FOKUS: A do të zbulohet e vërteta për ‘Lagjen e Trimave’, Prokuroria po heshtë?!

Ka kaluar një vit që kur drejtori i Agjencisë për kundërzbulim, Erold Musliu dorëzoi në prokurori fakte të reja në lidhje me rastin “Lagjja e Trimave”. Ai nuk zbuloi shumë detaje, por u shfaqën pritje se ndoshta me faktet e reja do të arrihet deri te zbulimi i organizatorëve, logjistikës dhe motivit të sulmit të armatosur prej para gjashtë viteve, në të cilin humbën jetën 8 policë, ndërsa 37 të tjerë u plagosën. Për dallim nga grupi i armatosur të cilën gjenden në burg, skenaristët e ngjarjes së përgjakshme janë ende në liri, shkruan FOKUS.

StrugaLajm

StrugaLajm

“Për motivet e grupit është e qartë se ka mbisunduar motivi politik për angazhimin e anëtarëve të grupit, edhe pse përmendet edhe momenti financiar”, u shpreh para një viti Erold Musliu, përcjell in7.

Sipas Musliut, mozaiku mund të plotësohet nga njohuritë që gjenden tek disa prej të burgosurve, duke potencuar se me vdekjen e drejtuesve të grupit, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, nuk janë zhdukur të gjitha faktet.

In : Aktuale

Loading...
loading...