BLENDI PETROL
Aktuale

Fokus: BDI mund t’ia marrë ministrinë RDK-së?!

Javorja “Fokus” në një shkrim të saj sot shkruan se në kuadër të pazareve për rikonstruimin e Qeverisë, BDI mund ta marrë ministrinë e Pushtetit Lokal, që e udhëheq Suhejl Fazliu nga RDK.
“Informacionet e reja flasin se Ali Ahmeti mund të heqë dorë nga ndonjë ministri për t’ia dhënë partive që po negociojnë, dhe të marrë Ministrinë e Pushtetit Lokal që e udhëheq Suhejl Fazliu nga RDK, dhe e cila ka vetëm një deputet”, shkruan Fokus.
Por nga ana tjetër, burime të BDI-së kanë theksuar se ka mundësi që të mos ndodhë fare rikonstruimi i Qeverisë, pasi që vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button