Zaevi premton kopshte të reja gjatë 2019, dhjetëra familje çdo ditë ikin nga Maqedonia
“Për vitin 2018 planifikojmë të zgjerohemi edhe me 18 çerdhe të tjera. Qëllimi jonë është ndërtimi dhe kapacitete të reja në 2019 për të cilat tashmë jemi duke siguruar dokumentacionin e duhur”, theksoi kryeministri Zoran Zaev sot në konferencën mbi forcimin e zhvillimit të hershëm te fëmijët në Ballkanin Perëndimor.
Por nga ana tjetër, në rrjetet sociale kanë vërshuar kritika në adresë të kryeministrit dhe Qeverisë duke theksuar se nga shkalla e ulët e papunësisë dhe mungesës së perspektivës, dhjetëra familje ikin jashtë vendit.
“Po premton çerdhe, ndërsa Maqedonia do të ngelet pa fëmijë, pasi që familjet po ikin drejt vendeve evroperëndimore. Kujt do tia ndërtojë ato.”, ka shkruar Vasil Trajkov në rrjetet sociale. Sipas të dhënave të fundit të organizatave joqeveritare, qindra të rinj po braktisin vendin në mungesë të perspektivës.