“Foleja e Shqipes” nga Struga pjesë e manifestimit kushtuar Skënderbeut

Foleja Kombetare Shqiptare me seli ne Durres, ne bashkepunim me Bashkine e Krujes, Lezhes dhe Shkodres me date 22, 23 dhe 24 Prill 2017 shenon 550 vjetorin e betejes se fundit te Gjergj Kastriotit Skenderbeut ne te cilen beteje nga luftari I Skenderbeut Gjergj Lleshi u vra Ballaban Pasha!
Ne kete manifestim te madh do te marrin pjese Arbereshet nga Italia, Shoqate e qytetit te Prizrenit si dhe Shoqata Atdhetare “Foleja e Shqipes” nga Struga e kryesuar nga Kryetari Ajrush Miftari ne perberje te se ciles do tejene 15 persona me veshje kombetare ne balle te se cileve do te udheheq aktori dhe regjisori i madh Strugan Xhevat Limani ne rolin e Skenderbeut!
Manifestimi fillon me date pasditen e 22 prillit ne Kruje ku ate nate do te ndizen zjarre dhe do te hidhet “Vallja e Fitores” do te kete improvizim luftrash ku ushtari I Skenderbeut Gjergj Lleshi vret ne dyluftim Ballaban Pashen, do te recitohen vargje te Heroit tone Kombetar Skenderbeu si dhe do te lexohen tregime te luftrave te ushtrise se Skenderbeut kunder osmanlive!
Me 23 prill vizitohet Lezha, varri I Gjergj Kastriotit Skenderbeut, po ashtu vizitohet Shkodra ku do te parakalohet me veshje kombetare dhe do te vizitohet Keshtjella Rozafa!
Me date 24 prill do te vizitohet Kepi I Rodonit ku dhe mbyllet ky manifestim!
Neqoftese ka te interesuar nga Struga lirisht mund te drejtohen udheheqesise se Shoqates Atdhetare “Foleja e Shqipes” Struge.

Loading...
loading...











Loading…


loading…