“Foleja e Shqipes”nga Kalishti nis aktivitetet në kuadër të festave të nëntorit

SHOQATA ATDHETARE FOLEJA E SHQIPES

        STRUGË,KALISHTË: 21.11.2022 

GËZUAR FESTAT E NËNTORIT

Shoqata Atdhetare FOLEJA E SHQIPES, në vigjilje të festat e NËNTORIT sot i filloj aktivitetet e saja për të nderuar të gjithë atdhetarët, dëshmorët e Kombit dhe të gjithë që kanë kontribuar për Atdhe dhe për Flamur!
Me një minutë heshtje sot në përvjetorin e shtatëdhjetë e tetë nderuam heronjtë e terorit sllavomonist të cilët vranë Shefki Miftarin, udhëheqësin e Ballit Kombëtar, Ismail Elmazin,Aqif Elmazin dheTeki Elmazin dhe të gjithë të keqtrajtuarit dhe malltretuarit e asaj kohe në veçanti nënat kalishtare!
Për të nderuar kalishtarët atdhetar nuk ngeli pa përmendur dhe nderuam djalin kalishtar që kur e kërkoi nevoja ngjiti kreshtat e Kosovës! Zjarrë mori Kosharja në atë kohë!
Në këtë drejtim fjalën morën Dr. Nebi Dervishi i cili në pak fjalë tregoi për ngjarjet e asaj kohe, por edhe për Luftën e Petrinjës! Ishin kalishtarët që i zunë pritën ushtrisë së krajlit që të mos depërtoi në trojet shqiptare!
Fjalë rasti pati edhe Kryetari i Shoqatës z. Ajrush Miftari!
Nuk kish kush më mirë të nderoi dëshmorët në muajin e festave, në muajin e Flamurit veç aktorit Pajazit Murtishi!
Duke qenë në vitin jubilar të dhjetëvjetorit të udhëtimit historik STRUGA DREJT VLORËS shkuam dhe në vendprehje nderuam Azmi Alushin plakun e zgjuar atdhetar dhe fetar, i cili në udhëtimin e tij kishte rolin e karrocierit, njëherit edhe iniciator dhe kontribues në ndërtimin e dy Xhamive në Strugë! LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË TIJStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...