Turp, turp❗️

A e dini se vetëm pak kilometra nga Manastiri i Alfabetit është komuna e Çashkës ku shqiptarët me regjistrimin e fundit dolën 50.77% (nga 35% me regj. e 2002), por nuk kanë shkollë shqipe.

Fëmijët shqiptarë në këtë komunë rurale arsimin fillor e ndjekin në gjuhën maqedone.

Po, po, në këtë 114 vjetor të Kongresit të Alfabetit, aty s’ka mësim shqip, por “kirilicë”❗️

Po ashtu, mbi 100 nxënës shqiptarë shkollën e mesme e ndjekin në maqedonisht në komunën e afërt të Velesit. Në paralelen e vetme shqipe të gjimnazit të Velesit , mbi 70% e lëndëve ndiqen në maqedonisht.

Pra jo në gjuhën amtare që i’a garanton Kushtetuta❗️StrugaLajm

Ku ministri i Arsimit është shqiptar, në një Qeveri përplotë ministra e zvkryeministra shqiptarë…

A nuk është i mjerë dhe i dhimbshëm ky realitet, që vret të ardhmen e një fëmije shqiptar të kësaj treve⁉️StrugaLajm

Çka festoni 22 Nëntorin⁉️

Para se të shkoni në Manastir, shkoni dhe shikoni në fytyrë fëmijët e Çashkës❗️

Çfarë klase politike është kjo që merret me politika ditore dhe interesa meskine, nën maskën e €urointegrimeve⁉️

Një ditë do ju zë mallkimi i këtyre fëmijëve‼️

In : Aktuale

Loading...
loading...