Foto Galeri nga pritja madhështore që struganët i bën Albin Kurtit në Amerikë

QKSHA-Struga ishte kryeqendra e entuziazmit dhe mikëpritjes së përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti , Ministrja e jashtme dhe diasporës Donika Gërvalla , zv.Ministrja e jashtme Liza Gashi, ambasadori Blerim Reka si dhe diplomatë të tjerë ndaluan për vizitë në Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ

Organizatën tonë e nderuan me prezencën e tyre edhe ambasadori William Walker i cili u prit me brohoritje nga të pranishmit si dhe ish shefi i fushatës së presidentit Bill Klinton e mik i madh i shqiptarëve Kristofer Hajland të cilët poashtu patën fjalë rasti.

Një organizim i jashtëzakonshëm i cili filloi me një vizitë ambienteve të QKSHA-Struga, takim me nxënësit dhe mësueset ndërsa vijoi në sallën me shqiponjë ku qindra antarë e mysafirë prisnin me shumë kurreshtje.

Kryeministri Kurti theksoi se ndjehet tepër i lumtur dhe i befasuar me këtë organizim të jashtzakonshëm, ai përgëzoi të gjithë, që nga themeluesit, aktivistët dhe drejtuesit e QKSHA-Struga të cilët me një vazhdimsi 47 vjeçare luftojnë për mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Ai vlersoi kontributin e QKSHA-Struga gjatë luftës së Kosovës dhe premtoi se Kosova do të jetë gjithmonë në krah dhe mbështetje të pa rezervë.

Edhe Ministrja e jashtme Donika Gërvalla foli me shumë respekt dhe inkurajim për komunitetin shqiptar në Amerikë. Ajo vlersoi punën e aktivistëve të QKSHA-Struga.

Kryetari i organizatës Sinan Alimi falenderoi kryeministrin dhe ekipin qeveritar për vizitën dhe theksoi mirënjohjen dhe konsideratën ndaj gjeneratave më të hershme të QKSHA-Struga të cilat janë meritorë për suksesin e Organizatës si dhe kontributin e tyre për çështjen shqiptare.StrugaLajm

Ambasadori Walker ishte i befasuar me hapsirat dhe organizimin e QKSHA-Struga ai premtoi se do të ndalojë edhe në raste të tjera në qendrën tonë duke vlersuar lartë punën dhe aktivitetin e antarëve të saj.

Stafi i QKSHA-Struga dobtë pregatisë një video kronikë të zgjeruar për vizitën e kryeministrit Kurti si dhe intervistën ekskluzive që ai e dha për studion e QKSHA-së me gazetarin Faton Arifi.

Ky aktivitet masiv ishte meritë e aktivistëve vullnetarë të cilët punuan dhe e pregatitën në detaje këtë eveniment ashtu si historikisht për 47 vite me vullnetarizëm gjeneratat kanë ndërtuar këtë kështjellë ku mbrohet e kultivohet gjuha e tradita kombëtare shqiptare.

Përmes kësaj foto reportazhe ju sjellim disa nga momentet e këtij aktiviteti, ndërsa së shpejti në kanalet tuaja televizive dhe online do të ju sjellim video reportazhë dhe Intervistën Ekskluzive.

In : Aktuale

Loading...
loading...