Fronti Europian: Shqiptarët po poshtërsohen, nuk e lejojmë këtë nënçmim

Sot në Shkup, Fronti Europian organizoi ngjarje për 100 ditët e para të qeverisë me legjitimitet monoetnik të pëmbushura me skandale, dështime, nënçmime dhe poshtërsime.

Ali Ahmeti: Ne jemi përfaqësues legjitim të shqiptarëve, nuk i kanë fituar zgjedhjet, një ditë do t’ua bëjmë 8 me 2, dalim vendvotim më vendvotim se si shqiptarët kanë votuar Frontin Europian “100 ditët e poshtërsimit, 100 ditët e skandalve, midis dijes dhe injorancës, midis të qenurit qeverisës dhe vazal”, liderët e Frontit Europian, të udhëhequr nga Ali Ahmeti para qytetarëve shpalosën dështimet dhe skandalet në 100 ditë qeverisje nga VMRO-DPMNE, ZNAM dhe koalicioni VLEN. Arkitekti dhe bartësi i Frontit Europian tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë subjekt e jo objekt. Ahmeti gjithashtu bëri të ditur se Fronti Europian nuk është i interesuar të bëhet pjesë e kësaj qeverie, sepse siç shtoi nuk jemi gomë rezërvë. Ahmeti në fjalën e tij shtoi se Fronti Europian do të veprojë ashtu siç do populli, ndaj le ta harrojnë idenë se ata i kanë fituar zgjedhjet, sepse vjen dita e ua bëjme 8 me 2. “Shqiptaret në RMV janë subjekt e jo objekt. Për të qenë më të kuptushëm, shqiptarët janë subjekt sepse janë të organizuar dhe përfaqësohen me ndërgjegje. Sot shqiptarët përfaqësohen nga objekti me emrin VLEN, njejte si një gurë që e rregullon “ustahi” siç don ai vet. Fronti do të vazhdoj cdo ditë me konferenca shtypi, diellin pëllëmbe mbi kokë do të ua sjellim, sepse shqiptarët nuk e meritojnë këtë nënçmim. Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë. Ne nuk jemi përfaqësues të anarkise e revanshizmit, ne nuk veprojmë sipas instiktit, sepse jemi ndërtuar sipas ideologjisë kombëtare. Fushata anti-shqptare që është neveritëse nuk është e mirë, kur dëgjoj gjithë ato prononcime shqiptarët le të ikin në Shqiperi se ky shtet na qenka Maqedoni… Kur bëhen këto histerike? Kur Europa është në luftë dhe mbrohet nga Rusia, kur zjarri i konfliktit nuk është larg nesh në Lindjen e Mesme. Ne nuk duam të kthehemi pas, sepse edhe Europa po i hapi këto çështje nuk dihet se ku përfundojnë gjërat. Shëiptarët kanë respektuar gjithmonë të drejtat ndëretnike, ndaj njejte duhet të veprojnë edhe bashkëqytetarët tanë maqedonas. Zot në këtë vend e dalë zotës jemi edhe ne, sepse bashkë shtetin e bëjmë, e ndërtojme bashkë dhe e çojmë në BE, e jo kështu siç na larguan nga pakoja me Shqipërinë. Nuk kemi ne takat me u marr me inate e me hasmëri me shtetet tjera, ndaj vendit I duhet paqe dhe stabilitet, veting, luftë kundër korrupsionit. Hajde të hapim hetim për të hulumtu pasurinë e politikanëve por nuk ua mban sepse keni hy të leckcosur e jeni pasuruar. Mos bëni hajgare me çështjet shqiptare, mos prekni gjuhë e flamur, mos prekni në plage që jane mbyll. VLEN ka bërë gabim fatal që hyri në këtë qeveri, por nuk e di se çka i gjeti. Këto e kanë mësu një fjali “BDI-ja i ka fajët”. Po harrojnë këta që u pavarësuan ne vitin 1991 mirëpo nuk munden ta mbajnë shtetin vetë, sepse në vitin 2001 baraka prej letre u rrëzu. Neve na duhet BE-ja për gjitha të mirat që i ka, sepse ne nuk jemi fantazer por kemi koncepte në politikbërje. Cka tutje? Ne do bëjmë ashtu siç do populli, ndaj le ta harrojnë idenë se ata i kanë fituar zgjedhjet, sepse vjen dita e ua bëjme 8 me 2”, tha Ali Ahmeti – kryetar i BDI-së. Ndërkaq, Ziadin Sela tha se destabilizimi ështe klima dhe frika që ata mundohen ta krijojnë per të realizuan planin e Mickoskit për t’I hequr lehtësisht të arriturat shqiptare. Tutje Sela tha se Fronti Europian nuk bëhet pjesë e kësaj qeverie të turpit, kundër qytetarëve. “Këto janë ato momente që edhe pse betejat politike bëjnë të vetën, nuk them se mund te ndihem I lumtur, në këtë situatë ku po na çojnë disa njerëz manipulativë qe u vendosën në shërbim të VMRO-DPMNE-së. Nuk mund t’I konsiderojmë kundershtarë politik dhe të ju gëzohemi dështimeve të tyre, por ndjejmë keqardhshme sepse jemi vëllezër të një gjaku. Nuk mund të gëzohemi kur shqiptarët ngelin rrugëve pa punë, fëmijet ngelin pa libra e shkolla… Po u marrin edhe motivin e fundit se përse këto njerëz nuk rrinë në vend por ikin për në Gjermani. Këto 100 dite qeverisje, realizim I programit të VMRO-së dhe sherbesë e VMRO-së nga VLEN-i. Po tentojnë të edukojnë shqiptarët sipas kallëpeve siç ata duan të jemi ne. Ne nuk jemi gatuar sot e dje, por me shekuj përpara që kemi trasheguar këtë tokë ndër breza, ndaj vetëm dikujt kryeministri mund te iu jep leksione sepse ka burra e gra që nuk e lejojnë këtë leksion, ai ju thonë udha e mbarë, e kta dalin e trimërohen… E patë edhe skenarin për ligjin e brnitellave, VLEN-i u bëri kourumin. Ka një Ilirire Dauti aty dhe nuk e kalon këtë ligj. Ilirja dhe Fronti ju thonë për shumë tema aty ne kuvend që “NUK KALOJNË KËTO LIGJE”. Destabilizimi ështe klima dhe frika që ata mundohen ta krijojnë per të realizuan planin e Mickoskit për t’I hequr lehtësisht të arriturat shqiptare. Nga Fronti nuk do të ketë destabilizim, sepse protestat nuk janë destabilizim por demokraci. Na thoni deri ku e keni planin të shkoni me shtypjen e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera dhe do ju tregojmë dhe ne deri ku arrin rezistenca e Frontit Europian. Ne nuk bëhemi pjesë e kësaj qeverie të turpit, kundër qytetarëve! VLEN-i sot del dhe shet të pavërteta në opinion, nuk iu del zot të arriturave shqiptare. Këtij lloj zullumu ne duhet t’i themi ndal, ndaj apel krerëve të VLEN-it, na bëni të ndihemi krenar në tokën tonë dhe aspak nuk e kemi qëllimin e pushtetit, ne nuk vijmë tek pushteti, por hajdeni ju tek Fronti dhe të ia tregojmë linjat e kuqe Mickoskit se ai nuk ka të drejtë të sillet si do ai me këtë popull”, tha Ziadin Sela. Skender Rexhepi Zejd, në fjalën e tij tha se koaliconi VLEN në Qeveri hyri me legjitimitetin e VMRO-DPMNE-së dhe jo me legjitimietin e popullit, pasi që legjitiitetin e popullit e ka Fronti Europian. “100 ditë ishin mjftueshëm për ta pa agjenden e kësaj qeverisje. VMRO tërë kohës në fushate bënte fushatë për deshqiptarizimin e Maqedonisë, kunder marrëveshjes së Prespës, kundër marrëveshjes së mirë me Bullgarinë dhe kur erdhën në pushtet I realizuan të gjitha. Vendimi i BE-së ishte I pritshëm, sepse kjo qeveri nuk merret me çështje të rëndësishme, por po prek cështjet shqiptare, prek balacuesin I cili ka realizuar mbi 30 mijë punësime shqiptare në shtet, larguan qindra shqiptarë nga puna, deshqiptarizuan institucionet, penguan Korridorin 8, largaun drejtorët ekonomike nëpër institucionet shëndetësore, e tashme merren edhe me gjuhën shqipe në Gjykatën Kushetetuese. VLEN po e jetëson këtë rregullore të VMRO-se, u futën në qeveri pa legjitimitet, por me legjitimitetin e VMRO-së, mirëpo gjithcka u bë mbrapsht. Ndaj sot ju drejtohem e ju them, se cështjet kombëtare janë me të rëndësishme se aventurat e juaja të gabuara në këtë qeveri. Ndaj le ta braktisin këtë qeveri anti-shqiptare, anti-BE, që ua merr të drejtën për punësim shqiptarëve dhe të tjerëve, të braktisin këtë qeveri dhe le të bashkohen me Frontin Europian e të gjejme zgjidhje për problematikat që I kemi. Në nuk do bëhemi pjesë e këtij pushteti, por do ulemi dhe këto problematika t’I zgjedhim bashkë”, tha Skender Rexhepi. Arjanit Hoxha shtoi se në këto 100 ditë nuk dëgjuam program e se çka do të punojn kjo Qeveri, duke shtuar se VMRO dhe degët e saj VLEN po e bëjnë edhe balancuesin si diçka të parëndësishme, duan ta largojnë ligjin e gjuhës. “Sot ne turpërohemi nga turpi që po ë bëjnë ata. Cdo ditë kam mbajtur shenime për çdo gabim që po bëjnë por ne ditën e 50-të u dorëzova sepse gabimet e tyre u dyfishuan. Ata u bënë pjesë e kësaj qeverie si humbësa. Shkaruan mjekë, drejtora, morën kompetencat e ministrisë së Ekonomisë, zhvëshën nga shqiptarizmi Ministrinë e Arsimit, teksa Ministrinë e vetme që kujdesej për çështjen shqiptare e lanë në dorë të një putinisti, një ministry serb. Në këto 100 ditë më shumë kemi se cfarë paskan trasheguar nga qeverisja e kaluar e jo cka do të punojnë, VMRO dhe degët e saj VLEN po e bëjnë edhe balancuesin si diçka të parëndësishme, duan ta largojnë ligjin e gjuhës, nuk janë të zotë të mbrojnë asgje nga ajo cka e fituam me shumë mund. Nuk duhet të lejohet ky nënçmim, sepse kjo qeveri gjithçka ka vendosur ne pikëpyetje”, tha Arjanit Hoxha. “Sot jemi mbledhur këtu për të numërauar të pabërat e kësaj qeverie. Ne që ishim pro Europës sa shpejt u larguam nga ai synim, ne që rregulluam marrëdhëniet me fqinjët tanë, tashmë kemi probleme me Bullgarinë falë kësaj qeverisje VMRO-VLEN. Përsëri po e them se turqit së bashku me vëllezërit turq, boshnjak e të tjerë e dhanë përgjigjen e tyre se janë për europë, mirëpo asesi nuk janë me këtë politike destruktive. U përmed edhe rasti i Presidentës së Vjosa Osmanit dhe ishte një skandal me shtetim mik të Kosovës. Qytetarët këto ditë e dinë që kjo qeverisje nuk ka kryer asnjë punë të premtuar ndaj realiteti i shtetit për këto 100 ditë u ndryshua tërësisht për të keq”, tha Salih Murat – Partia e Turqve – pjesë e Frontit Europian.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...