FUNDI I GRUEVSKIT DHE I GRUEVIZMIT-Xhevdet Nasufi

Xhevdet Nasufi-Strugalajm

Deri dje e paimagjinueshme, sot realitet! Gruevski u vetëshkarkua nga pozicioni i udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së. Tanimë ai procesohet ( sigurisht edhe do dënohet) penalisht, anatemohet politikisht, kritikohet dhe sigurisht do lëçitet edhe nga njerëzit që e kanë besuar dhe përkrahur verbërisht. Faktikisht, se përtej Kullës së Aisbergut nuk mund të shkohet, andaj ashtu sikur Millosheviqi ( me bëmat shumë më idioteske) edhe Gruevski po e përjeton fundin e vet, por kuptohet më pak dëmbërës nga Milosheviqi.
Pra, miq të dashur, demagogjisë dhe propagandës idioteske i erdhi fund,i ashtu si edhe autoritarizmit që filloi të ndërtojë antropologjinë e sistemit të sojit të vet të ambalazhuar me patriotizëm të rrejshëm, barazi të rrejshme etnike, demokraci të dozuar dhe selektuese,te ndrydhur dhe bastardhuar në ekstrem. E gjithë kjo filloi ta maskarojë sistemin,ta privatizojë shtetin dhe të mirat publike, kurse funksionimi i shtetit të së drejtës vetvetiu kaloi në legjitimimin e të palegjitimueshmes, në legalizim të palegalizueshmes, por edhe në voluntarizëm politik të politikëbërësve. Nëse vazhdimi dhe funksionimi i këtij realiteti do kishte jetë të gjatë, ngadalë do tretej shteti, ama edhe kombi maqedon.
Nëse i referohemi të dhënave tejet indikuese do ta konstatojmë me lehtësi, se këndshmërinë politike në vijim nuk na e sollen dhuratë forcat e brendshme politike në Maqedoni, që janë shumë më të dobëta se liderët partiakë.Tërë këto forca politike (shqiptarë e maqedonë) ishin edhe më të dobëta se lideri i VMRO-DPMNE-së. Ato forca sot turpshëm, por zëshëm vajtojnë e rrënkojnë për shansin, që Gruevski ua humbi kur nuk e bëri qeverinë me Ali Ahmetin pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ajo qeveri në përpjekje pati turbulencat e veta dhe paqartesit. Përsërisim, nëse Ali Ahmeti ka pasur mundësi ta bëjë qeverinë koalicionuese, atë do ta bënte ashtu, siç e bëri pothujse 16 vjetë pas, por jam i bindjes, se për këtë qeveribërje ka pasur dy pengesa të pakapërcyeshme:
– E para është se Nikolla Gruevskin është albanofob i përbetuar, sepse njohuritë i kam edhe personale nga të qenurit me te katër vjetë në qeveri dhe po aq në parlament;
– E dyta është se komunitetit ndërkombëtar nuk mund t’ia diktojë gjeostrategjinë Gruevski, edhe më pak Ali Ahmeti në anën tjetër. Kam besuar dhe besoj, se Gruevski nuk e ka dëshiruar këtë koalicion në fillim, për shkak të shkurtëpamësisë politike të tij, ama edhe për autoritarizmin politik, që në shumëçka i ngjante atij të Millosheviqit e që kishte objektiv madhor, që faktorin shqiptar ta ndrydhë në maksimum në njëren anë, ama edhe t’i kënaqë zëdhënësit e vet rrugëve të Maqedonisë në protesta në anën tjetër. E gjithë kjo e ndihmonte idenë e tij, që faktorin shqiptar në Maqedoni ta minimizojë skajshmërisht. Së fundi Gruevski e kishte sindrom forcimin dhe ndërtimin e personalitetit të tij në mit. Mitologjizimi i tillë me elemnte autoritare në politikë dhe shtet multietnik nuk është gjë tjetër, veçse utopi poluitike, ashtu si beri Millosheviqi. Andaj nuk ishte rastësi, që shërbimi sekret i shtetit i relativizuar në periudhën 1998-2002 filloi të rindërtohet në kuptimin negativ (veçmas për shqiptarët) për t’u bërë mjeti më i rëndësishëm i Gruevskit, për t’i arrirë objektivat e veta idioteske. Ai përveç që manipuloi me sferën e informacionit multidimensional, paralelisht krijoi ambientin e frikës, të pasigurisë dhe ndjenjës për kërkimshpëtim imagjinar të qytetarit që nuk ishte me të.
Pra, këtë këndshmëri politike dhe juridiko-penale e kemi dhuratë nga gjeostrategjia në radhë të parë ajo amerikane. Përndryshe, akoma do sorollateshim me politikën neveritëse të demokratëve të rrejshëm dhe idiotizmin politik.
Vendimi për vetëtërheqjen e Gruevskit nga funksioni i kryetarit të VMRO-DPMN sigurisht është marrë më heret nga se kur ndodhi. Kjo pothujse është reprizë sikur edhe me Lupço Georgievskin.Që të dy me politikat e tyre hynë në konflikt me faktorin ndërkombëtar,por me një dallim. Georgievski e kuptoi me kohë nevojën për t’u tërhequr, ama Gruevski jo. Kjo rrezikonte shumëçka, andaj edhe u detyrua të tërhiqet. Mirëpo shtrohet dilema, se vallë a është përgjegjës për këtë holokaust politik në Maqedoni vetëm Gruevski dhe VMRO? Kësaj dileme së pari duhet t’i përgjigjet Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim si bashkeqeverises gati 16 vjet,por jo vetem ata.
Shtrohet edhe njeherë si dilemë pytja, se pse një njeri kaq i fuqishëm në shtet duhej t’i japë fund karrierës së vet politike?
Nuk mundem pa e thënë edhe diçka personale në këtë rast. Gjatë vizitës së parë si delegacion i qeverisë në Bullgari në vitin 1998 në një moment të bashkëbisedimit (që të dy ishim pjesëtarë të delegacionit) e pyeta Gruevskin: Vallë, si është e mundur që u bëre anëtar qeverie nga VMRO-DPMNE, kur nuk ke njohuri për një backraund tuajin partiak, apo se keni qenë i eksponuar me aktivitet gjegjës? Nuk mora asnjë përgjigje, ashtu sikur vështirë do marrim përgjigje edhe për shkuarjen e tij në këtë moment. Nuk mendoj se VMRO-DPMNE është në semantikën e vet aq ekspansioniste dhe agresive në politikë, siç atë e praktikoi Gruevski. Kuptohet se kjo edhe është pararendja thelbësore, që solli jo vetëm fundin e tij, por edhe të vet gruevizmin në të cilën besoj sinqerisht. StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...