Funksionarët nuk do të marrin pagë minimale, ndërsa punonjësit nën ombrellën shtetëror do të mund të kenë shtesa dhe kompensime.
Nga sot, Gjykata Kushtetuese ka filluar të vlerësojë tre dekretet e Qeverisë, dhe me këtë ngrin funksionin e fuqive ligjore, deri sa të marrë një vendim përfundimtar. Në vlerësimin e kushtetutshmërisë është Ligji për pagat e zyrtarëve, i cili ka të bëjë me presidentin, kryetarin e Parlamentit, deputetët, kryeministrin, zyrtarë të caktuar nga Kuvendi dhe Qeveria, kryetarët e komunave, prokurorët publik dhe gjykatësit të cilëve u lejon ta marrin pagën e plotë, në vend të pagës minimale prej 14.500 denarësh siç është urdhëruar nga Qeveria.
Kjo do të thotë që plani për të kursyer 4 milion euro për muajin prill dhe maj në arkat e shtetit gjatë krizës së koronës në këtë mënyrë bie në ujë.
Nisma pranë Gjykatës kushtetuese u dorëzua nga Shoqata e gjykatësve. Megjithatë, në Kushtetuese duhet të merret vendimi i fundit ndërsa para gjykatësve janë tre variante- ta shfuqizojnë dekretin, ta anulojnë apo ta ndëprocedurën