Furrat e bukës protestojnë nuk shesin bukë me 33 denarë
Vendimi i qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës, la bosh raftet nëpër dyqane pasi prodhuesit e bukës ndërprenë punën në shenjë revolte nga kufizimi i çmimit të saj në 33 denarë.
Qytetarët sot mundën të furnizohen vetëm me bukë që ka afat më të gjatë, apo që kanë mbetur nga ditët e kaluara, por edhe nga furrat më të vogla që kanë çmimin përafërsisht të njëjtë me vendimin e qeverisë.
Qytetarët e përshëndesin vendimin për uljen e çmimit, pasi vlerësojnë se çmimi i deritanishëm i bukës ishte shumë i fryrë. Ata nuk kanë aspak frikë se do të mbeten pa bukë. Thonë se do të gatuajnë në shtëpi.
“Kjo që e ulën çmimin është në rregull, siç ishte deri tani, me çmimet shumë të larta të bukës, me të ardhurat tona të ulëta…Nuk kemi frikë se po mbesim pa bukë, pasi sikur më herët, do të gatuajmë në shtëpi, do të pjekim, siç kemi bërë më herët ”.