Futbolli ka ndryshuar, futbollistëve iu ndalohet një tjetër e drejtë!

Pandemia Koronavirus jo vetëm që ndërpreu futbollin për thuajse dy muaj, por po e ndryshon totalisht atë. Telegraph në Angli raporton se përveç pështymave, dhënies së dorës, ndërrimit të fanellave, do të ketë një tjetër veprim që do ndalohet.

Bëhet fjalë për festën e futbollistëve, të cilët nuk do të lejohen të festojnë golat e shënuar duke përqafuar njëri-tjetrin ose në grup. Adrenalina që të ofron një gol i shënuar, vështirë të ndalojë futbollistët të përqafojnë njëri-tjetrin.

Sidomos nëse është një gol i rëndësishëm apo në minutat e fundit dhe në këtë fazë ku ndodhet sezoni, duket thuajse e pamundur që çdo gol të mos festohet çmendurisht./abcnewsStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...