Futbollisti nga Dollogozhda,Atdhe Mazari flet pas debutimit fantastik me Pobedën!

23 shkurt – Atdhe Mazari ishte vendimtar në fitoren e Pobedës përballë Bratstvos nga Zhitosha. 20-vjecari i shënoi tre gola në derbin e qytetit të Prilepit, të shtunën që kaloi, në fitoren e thellë prej 4-1, në kuadrin e javës së 16-të ose javës së parë të sezonit pranveror të Ligës së dytë-Lindje.
Pë sulmuesin e ri nga Dollogozhda e Strugës ky ishte një debutim fantastik.

Ai e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë emocionet.

“Sigurisht që për çdo lojtar në klub të ri dhe me debutim me tre gola është dicka e bukur, por më e rëndësishme është që fituam ndeshjen dhe morëm tre pikë. Kjo më gëzon më shumë”, deklaroi në fillim për Open-TV, talenti Atdhe Mazari.

Ai më pas foli edhe për ambiciet e klubit.
“Kemi edhe shumë ndeshje deri në fund dhe do t’i marrim ato një nga një që në fund të arrijmë qëllimin e klubit, pra të realizojme ambicien-hyrja në ligën e parë. Për këtë do të luftojmë të gjithë së bashku. Unë do të mundohem të jap maksimumin e të shënoj sa më shumë gola”, vijoi ai.
Atdhe Mazari te Pobeda erdhi nga Ohrid, në afatin kalimtar të janarit. Është shumë i kënaqur nga mikpritja.
“Përshtypjet e para janë shumë të mira, pas një fillimi të mbarë me klubin e ri dhe sidomos me një klub që pas shumë vitesh lufton të rikthehet në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sigurisht që mjaft mirë më kanë pritur edhe shokët e ekipit dhe kryesia e klubit. Me trajnerin kam punuar edhe më herët kur kam qenë lojtar i Pelisterit dhe më njeh mirë”, përfundoi intervistën për Open-TV, Atdhe Mazari.StrugaLajm

Pas javës së 16-të, Pobeda e Prilepit është në vendin e parë me 35 pikë, sa ka edhe Slloga nga Vinica. Në javën e ardhshme prilepasit luajnë si mysafir me Detonit Junior. /Open-TV/

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...