Gashi: Nëse BDI nuk arrinë të bëjë kryeministrin shqiptar, duhet të na lë neve të formojmë Qeveri

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka folur rreth rezultateve nga zgjedhjet e 15 korrikut dhe për mundësinë për formimin e Qeverisë së re.

Ai sot në emisionin Brifingu mëngjesit tha se ka qenë i pritshëm ky rezultat, gjegjësisht dallimi shumë i vogël edhe tek partitë maqedonase edhe te ato shqiptare, përcjell Zhurnal.

“Priteshte se do të jetë dallimi i vogël mes deputetëve të fituar edhe në bllokun shqiptar edhe në atë maqedon. Më së shumti janë befasuar BDI-ja. Në tre ditët e fundit, blerja dhe vjedhja e votave na bëri të qartë se si arrihet deri në këtë numër.

Sido që të jetë, KSHZ-ja dhe Gjykata Administrative i legalizuan këto deputetë. Tani është me rëndësi një komponentë – legjitimiteti. Kur një parti nuk e ka legjitimitetin tek shqiptarët, ndërsa nga ana tjetër konkuroi me kryeministër shqiptar, tani kur nuk munden ta realizojnë këtë, e humbin legjitimitetin të jenë në Qeveri”, theksoi Gashi.StrugaLajm

Sipas tij, BDI duhet të provojë me Naser Ziberin kryeministër sepse ato vota BDI i fitoi vetëm përshkak këtij qëllimi dhe nuk duhet të heqin dorë.StrugaLajm

“BDI duhet të provojë me Naser Ziberin të jetë kryeministër, ata morën deputetë përshkak tij dhe nëse nuk mund ta realizojnë këtë duhet të tërhiqen dhe duhet të bëhen kombinime të tjera dhe ne si koalicion Aleanca dhe Alternativa të fillojmë negociatat. Por, kishim bisedime edhe me Ziadin Selën dhe erdhëm në përfundim se nuk do të hyjmë në bisedime para se BDI të harxhojë legjitimitetin e saj”, nënvizoi Gashi.

Siç tha ai Programi i ASH-Alternativa në zgjedhje ishte shtet për të gjithë, ndërsa për idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar tha se kjo ka qenë vetëm simbolikë dhe jo përmbajtje.

Prandaj sipas Gashit, tani ata nuk mund të bëhen bashkë me BDI-në sepse votat e fituara nuk i kanë marë për t’u bashkuar me BDI-në, por për shtet për të gjithë./Zhurnal.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...