Rama: Ishallah s’më kalon Veliaj, stafetën e koronavirusit!

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Lezhës ka folur për infektimin nga COVID-19, të kryebashkiakut socialit të Tiranës Erion Veliaj.

Rama teksa ka apeluar të gjithë që të mbajnë distancën edhe në ambientet e jashtme, ka thënë se ai ka mbajtur distancë nga Erion Veliaj, të cilit i ka uruar shërim të shpejtë.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, -tha Rama.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...