Gati për dokumentet: Do shpallet konkursi për 350 ushtarë të paguar

Armata e Republikës së Maqedonisë në vitin 2018 do të rinovohet me pranimin e 375 ushtarëve profesionistë, paralajmëroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila e vizitoi Komandën e Përbashkët Operative (KPO).

Nga janari paga e personelit të përgjithshëm në shërbimin e armatës është rritur për dhjetë për qind.

“Rritje nuk ka pasur për shumë vjet dhe kjo tregon se kjo Qeveri do të mbajë llogari për përmirësimin e standardit jetësor të të punësuarve në Armatën e RM-së, ndërsa me atë do ta rrisë edhe gatishmërinë luftarake të armatës tonë”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes.

Afatet për pranimin e ushtarëve profesionistë do të zbatohen në kontinuitet, tri herë, afati i parë që në gjysmën e parë të shkurtit, i dyti para fillimit të verës, i treti nga fundi i këtij viti. Me kuadrin e ri pritet të përmirësohet edhe gatishmëria ushtarake e Armatës dhe të ofrohet mundësi për karrierë ushtarake për të rinjtë e papunësuar.

Qeveria, shtoi, është e gatshme të investojë në një armatë me pajisje më të mirë dhe në një armatë e cila do të paguhet më mirë.

“Për shumë vjet numri i ushtarëve profesionistë por edhe i nënoficerëve në armatë, stagnon dhe është duke u zvogëluar. Gjatë dy viteve të kaluara mbi 400 pjesëtarë të armatës: ushtarë, nënoficerë e madje edhe oficerë, e kanë braktisur armatën për shkaqe të ndryshme dhe tani kjo mungesë është shumë e dukshme”, tha ministrja.StrugaLajm

Për vendimin për pranimin e ushtarëve të rinj, janë siguruar mjete prej buxhetit dhe ka mbështetje prej Ministrisë së Financave. Të interesuarit duhet të informohen për kriteret dhe të vendosin në cilin afat do të konkurrojnë.

“Sot gjithashtu më vjen mirë që mund ta vërtetoj vendimin që e definon pikën në pagat në armata dhe e nënshkrova gjatë këtij muaji. Vendimi është fuqiplotë dhe paga e parë në vitin 2018 do të rritet për 10 për qind”, tha ministrja.

Në buxhet janë paraparë mjete për uniforma për pjesëtarët e armatës. Shërbimet kompetente duhet të përgatisin specifikim teknik që të fillojë procesi i furnizimeve publike. Ministrja ju bëri thirrje edhe kompanive të tekstilit prej shtetit të konsultohen, të marrin pjesë në prezentime, me qëllim që të kemi uniformë më cilësore dhe sipas mundësive me prodhim vendor.

Në takimin në KPO, është biseduar për përmirësimin e logjistikës dhe kapaciteteve të ARM-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...