Gati për Maturën Shtetërore

Provimi për gjuhën amtare do të mbahet më 5 qershor, ndërkohë provimit të gjuhës maqedonase do t’i nënshtrohen gjithsej 10.848 kandidatë, provimit të gjuhës shqipe 4078 maturantë dhe asaj turke – 272 maturantë. Nga ana tjetër, në provimet e gjuhëve të huaja si anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, por edhe në lëndët e estetikës, matematikës dhe filozofisë – provimi është paraparë më 11 qershor

Zenel MIFTARIMaj 22, 2021

Shkup, 22 maj – Këtë vit shkollor, në testin e Maturës Shtetërore do të nënshtrohen gjithsej 15.294 maturantë, prej tyre 7050 nxënës do të jenë nga gjimnazet e përgjithshme, 7983 nxënës nga shkollat e mesme profesionale dhe 261 nxënës nga arsimi i mesëm për art. Sipas Konceptit për diplomim dhe provimin përfundimtar në arsimin e mesëm, me një kohëzgjatje prej katër viteve, nxënësit duhet t’ju nënshtrohen dy testimeve eksterne dhe dy testime interne, si dhe një detyrë projektuese. Ndërsa lënda e detyrueshme për të gjithë nxënësit është gjuha amtare. Provimi për gjuhën amtare do të mbahet më 5 qershor, ndërkohë provimit të gjuhës maqedonase do t’i nënshtrohen gjithsej 10.848 kandidatë, provimit të gjuhës shqipe 4078 maturantë dhe asaj turke – 272 maturantë.StrugaLajm

Nga ana tjetër, në provimet e gjuhëve të huaja si anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rusisht, por edhe në lëndët e estetikës, matematikës dhe filozofisë – provimi është paraparë më 11 qershor. Numri më i madh – lëndën gjuhë e huaj e kanë zgjedhur 13.452 kandidatë, 140 gjuhën gjermane, 32 gjuhën frënge dhe 18 atë ruse. Nga ana tjetër, 1529 nxënës kanë paraqitur lëndë e matematikës, 66 tjerë lëndën e estetikës dhe 14 prej tyre filozofinë. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP) njoftojnë se nxënësit që janë në vetëizolim apo të shtrirë në spital, për shkak infektimit me virusin korona, do të ketë një afat tjetër më 25 dhe 28 qershor për lëndët e testimit ekstern. “Provimet e të gjitha lëndëve duhet të fillojnë nga ora 10. Të gjitha provimet do të realizohen në përputhje me protokollin për veprimin e shkollave të mesme gjatë realizimit të provimeve të maturës shtetërore për vitin akademik 2020/2021 dhe duke i respektuar të gjitha masat kundër virusit korona”, thonë nga QSHP. Në fund, nga atje shtojnë se në procesin e realizimit të diplomimit në shkollat e mesme, rreth 2.000 mësues janë të angazhuar si testues dhe afër 300 vëzhgues. Ndërkohë sa u përket rezultateve të provimeve nga atje thonë se ato do të shpallen brenda 30 ditëve nga provimi i fundit ekstern.

Ndërkohë, është përfshirë marrëveshja e fundit mes Qeverisë dhe Unionit të Nxënëseve të Shkollave të Mesme (UNSHM), e cila parashihte që nxënësit nga shkollat e tyre të marrin nga 100 pyetje për secilën lëndë që do t’i nënshtrohen për provimin e maturës. Sipas kryetarit të UNSHM-së, Blendi Hodai, marrëveshja deri më tani është duke u respektuar. “Në adresën tonë nuk kanë ardhur ankesa nga nxënësit, vetëm se në disa nga shkollat në vend u janë dhënë nxënëseve më shumë se 100 pyetje por përmes ankesave e kemi rregulluar edhe këtë problem”, u shpreh për gazetën KOHA Blendi – kryetar i UNSHM-së. Ndryshe, Qendra Shtetërore e Provimeve, ka paraparë edhe një afat tjetër në muajin gusht për nxënësit që nuk mund të kalojnë provimin e maturës gjatë afatit të qershorit. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...