Gëzuar 2020 edhe nga Ali Ahmeti

“Të nderuar qytetarë, vëllezër dhe motra,

Po përmbyllim një vit dhe një dekadë me përplot zhvillime për t’i hapur rrugë një viti të ri dhe një dekade të re.

Ky vit që po lëmë pas, do të mbahet mend si vit i arritjeve të përbashkëta, si barazia gjuhësore, anëtarësimi në NATO, reformat si dhe ngadhnjimi i konceptit të konsensualitetit bashkë me shtruarjen e rrugës njëdrejtimëshe drejt Brukselit.

Kurse dekadën që sot po e përmbyllim, është mirë që me një reflektim personal e shoqëror, gjithësecili prej nesh, të vlerësojë se ku ishim dje, e ku jemi sot, ç’farë kemi bërë bashkë, e çfarë duheshte të bëjmë më mirë.StrugaLajm

Ndërsa, vitin e ri që po e presim sot, vitin që po e nis dekadën e re, uroj të jetë një vit i përshkruar me shëndet të plotë, për juve dhe familjet e juaja, mbarësi dhe sukses, fat e gëzime me uratat më të sinqerta që moti dhe dekada para nesh, të na gjejë bashkë sërish, edhe më të mirë, edhe më të fortë, edhe më të arrirë.

Gëzuar!”

In : Aktuale

Loading...
loading...