Një gjarpër është futur në krevatin e një banoreje të Kavadarit dhe e ka kafshuar para gjumit, derisa një burrë 64 vjeçar nga një fshat i Kavadarit gjithashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të kafshimit të gjarprit.
Rasti i parë ka qenë para dy javëve, ndërsa i dyti është regjistruar të martën në mëngjes rreth orës tetë. Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi Dragan Dimitrov, drejtues i Urgjencës, Kavadar.
Edhe gruaja edhe burri, sipas fjalëve të doktor Dimitrov, tani janë në gjendje të mirë.