Gjermanët prodhojnë pajisje për testim të shpejtë të koronavirusit

 Kompania gjermane Kiagna, e cila prodhon pajisje për diagnostikë molekulare, mezi arrin t’u përgjigjet kërkesave  për pajisje për testim të koronavirusit.

Tomas Turinger, zëdhënës i kompanisë, thotë se prodhimi  së fundmi është rritur për 70 për qind – në muaj prodhohen rreth 1,5 milionë teste për Kovid-19, ndërsa deri në fund të vitit paralajmëron prodhimin e 20 milionë testeve në muaj, transmeton Dojçe Vele.

“Kjo është një sfidë globale dhe gjendja ndryshon nga vendi në vend. Dallimet veçanërisht ndiqen në sa shpejt shtetet e kanë njohur virusin dhe nëse ata kanë vepruar shpejt apo jo”, thotë Turinger.StrugaLajm

Rezultatet e kompanisë Kiagen paraqitën interes edhe te kompanitë e tjera. Prodhuesi amerikan i pajisjes lobaratorike Termo Fisher është i gatshëm ta blejë Kiageni për rreth 10 miliardë euro.

In : Aktuale

Loading...
loading...