Gjermania e deporton familjen shqiptare,media kundër

Një familje shqiptare ka pushtuar mediat gjermane ditën e sotme, pasi është dëbuar nga Gjermania pasi qëndruan për më shumë se dy vjet.Mediat gjermane shkruajnë se, edhe pse ishin integruar mirë në Berlin, ata u dëbuan nga shteti në 3 të mëngjesit dhe pak përpara Krishtlindjeve.
Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Xhezo Ajazaj, i cili për më shumë se dy vite ka jetuar së bashku me bashkëshorten Artjola 29-vjeçe dhe fëmijët Klara 8-vjeçe, Lejman 4-vjeçe dhe Karolina 6 muajshe.

Komisioni i Vështirësisë rekomandoi që familja që jetonte në Gjermani për pothuajse tre vjet t’u jepej një e drejtë banimi.

Në artikullin e Bild thuhet:

BABAI ËSHTË NJË PUNËTOR I PËRHERSHËM, GRUAJA E TIJ KISHTE NJË POZICION TRAJNIMI SI NJË INFERMIERE, PRA E GJITHË FAMILJA ËSHTË E INTEGRUAR MIRË.”

Pastori gjerman Reinhart Kraft i indinjuar shprehet:StrugaLajm

FAMILJA ISHTE E GATSHME TË LARGOHEJ. T’I TRAJTOJMË TANI SI KEQBËRËS ËSHTË E PAKUPTUESHME. UNË JAM I TRONDITUR.”

Media gjermane përfundon:

FAMILJA SHQIPTARE ËSHTË PËRZËNË DHE SIPAS LEGJISLACIONIT ATA NUK MUND TË SHKOJNË MË NË GJERMANI PËR 2 VITE PASI JANË PËRZËNË FORCËRISHT NGA GJERMANIA”.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...