Gjermania e uli papunësinë si në vitin 1990

Shkalla e papunësisë në Gjermani në tetor ra në 5.4 për qind, pasi tregu produktiv i punës në ekonominë evropiane shfrytëzoi rritjen tradicionale vjeshtore të punësimit

Lajmi bëhet i ditur nga Anadolu Agency (AA), e cila bazohet në të dhënat zyrtare të publikuara të enjten.
Agjencia për punësim e Gjermanisë ka deklaruar se numri i të papunëve në muajin e kaluar ishte 2.389 milionë, që do të thotë se ky numër për herë të parë ra nën 2.4 milionë persona që nga bashkimi i dy Gjermanive në vitin 1990.StrugaLajm

Më tej thuhet se janë regjistruar 60 mijë persona më pak pa marrëdhënie pune në krahasim me shtatorin, apo madje 151 mijë më pak nga tetori i vitit të kaluar./AAStrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...