Humb jetën shtetasi i Maqedonisë në Zvicër

Gjatë punimeve të një shtëpize kopshti në Gwatt të Kantonit të Bernës, të hënën është lënduar rëndë një person. Një ditë më pas, ai ndërron jetë në spital.

Dramë e vërtetë është zhvilluar të hënën në një sipërmarrje për ndërtimin e kopshteve në Gwatt, në afërsi të Thunit në Zvicër. Një shtetas 56-vjeçar ka qenë i angazhuar në punimet e një shtëpize kopshti, me ç`rast ai është rrëzuar dhe pëson lëndime të rënda trupore.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spital, ku një ditë më pas ndërron jetë, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane nga Kantoni i Bernës, shtetasi i Maqedonisë me vendbanim në Solothurn, është rrëzuar nga shkallët.

Shkaku i saktë aksidentit është në hetim e sipër, ndërsa policia i ka filluar hetimet. (Shtegu.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...