Gjermania fillon me hapjen e dyqaneve

Gjermania po përgatitet për një fazë të re në luftën kundër epidemisë së koronavirusit, me ç’rast disa bizneseve u është lejuar të punojnë pas një ndërprerje njëmujore, raportoi DPA.
Janë duke u hapur dyqanet e vogla dhe të mesme me sipërfaqe prej më pak se 800 metra katrorë megjithëse 16 krahina kanë rregulla të ndryshme për t’u rikthyer në punë.
Tregtarët e makinave dhe biçikletave dhe dyqaneve të librave gjithashtu do të mund të vazhdojnë të funksionojnë. Në disa provinca, kopshtet zoologjike janë gjithashtu në këtë listë.
Shkollat do të hapen për disa nxënës që japin provime ose përgatiten për provime në Saksoni, Berlin dhe Brandenburg. Provincat e tjera do t’i hapin shkollat më vonë këtë javë ose në fillim të majit. Debati për kujdesin e fëmijëve më të vegjël vazhdon. Pritet të mbahet sot një takim i grupit të punës për të diskutuar për rinovimin gradual të punës së çerdheve dhe kopshteve në vend.