Me nënshkrime false qytetarët po thirren në polici

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska ka informuar se nëpërmjet e-mail po shpërndahet një ftesë e rrejshme, në të cilën thotë ajo “i është falsifikuar nënshkrimi i saj”.

Në shkresën ftohen qytetarët të shkojnë në stacionin policor për shkak një hetimi.

“Ju njoftoj se nëpërmjet postës elektronike po qarkullon një nënshkrim i falsifikuar. I njëjti as nuk është dërguar e as është nënshkruar nga unë si Sekretar shtetëror në MPB. Bëhet fjalë për një falsifikim të rëndë me qëllim që të shkaktohet shqetësim tek qytetaret”, ka shkruar Nestorovska në fejsbuk.
StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...