Gjermania për 8 muaj ka lëshuar 63 mijë leje pune për Ballkanin

Gjermania regjistron gjithnjë e më shumë punëtorë të huaj nga Ballkani Perëndimor. Sipas të përditshmen gjermane, Di Velt, vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, Agjencia Federale e Punës ka lëshuar leje pune për 63.000 persona nga Ballkani, tregojnë shifrat e bëra publike nga vetë ky institucion, përcjellë gazeta KOHA. Falë skemës së lehtësuar, rreth 70 për qind më shumë punëtorë të huaj janë regjistruar në Gjermani në 8 muajt e parë të vitit. Shumica e vizave janë lëshuar për persona që punojnë në industrinë e ndërtimit, ndërkohë që akademikët përbëjnë një përqindje të vogël. Me fjalë të tjera, më shumë leje pune në Gjermani ju ndahen kandidatëve që kërkojnë punë në ndërtimtari, ndërsa për fuqinë punëtore nga Ballkani ekziston kërkesa e madhe edhe në sektorin e hotelerisë, pastrues, kujdestar apo përkujdesës për personat e vjetër dhe kopshtar.

Një vend pune më mirë i paguar se në vendlindje, për shumë njerëz në Ballkan paraqet mënyrën e vetme për t’i ikur papunësisë dhe gjendjes jo të mirë sociale në shtetet e tyre. Sipas gazetës gjermane, Di Velt, shtetet e rajonit u shpallën si vende të sigurta të origjinës, që nënkupton se gjasat për fitimin e azilit për banorët e këtyre shteteve praktikisht janë zero. Nga ana tjetër, si rrjedhojë e këtij shtrëngimi të madh të fitimit të azilit, është siguruar qasje e privilegjuar e punëtorëve nga Ballkani në tregun gjerman të punës.

“Për dallim prej procesit të zakonshëm të migrimit në Gjermani për njerëzit nga shtetet e treta, lejet në rastin e Ballkanit perëndimor nuk ndahen sipas kualifikimeve. Për shembull, ,për të fituar kartonin e kaltër për personat me kualifikim të lartë, duhet të dëshmohet se ato do të fitojnë së paku 50 mijë euro bruto pagë në vit. Për profesionet ku ekziston kërkesa e madhe për fuqi punëtore profesionale, ky kufi është 39 mijë euro… Në rastin e shteteve të Ballkanit perëndimor, kushtet e lartpërmendura nuk vlejnë. Andaj, kualifikimet janë të ulëta për personat që kërkojnë punë .Vetëm 3.4 për qind e kandidatëve që kërkojnë punë janë me arsim të lartë universitar apo janë specialist. Në 47 për qind të rasteve, ku është ndarë leja e punës bëhet fjalë për persona që kryejnë punë ndihmëse. Fakti se edhe personat e tillë gjejnë punë në Gjermani, i detyrohet konjukturës apo rrethanave të tilla të ofertës dhe kërkesë në tregun gjerman të punës. Në disa rajone të Gjermanisë gati nuk mund të gjinden punëtorë që vlen sidomos për Gjermaninë jugore”, thekson gazeta Velt, transmeton gazeta KOHA.StrugaLajm

Kushti i vetëm për të përfituar një vizë pune në Gjermani është që aplikuesit të kenë një siguruar një vend pune. Kjo skemë është e vlefshme edhe për Maqedoninë, Shqipërinë e Kosovën deri në vitin 2020. Nga ana tjetër, nuk është i vogël edhe numri i refuzimeve për lëshimin e lejeve të punës. Deri në fund të gushtit, Agjencia Federale e Punës ka refuzuar 17.500 kërkesa për leje pune nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnjë dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi. Kërkesat mund të mos pranohen në rastet në të cilat njerëzit nuk kanë një profesion të caktuar ose kur për të njëjtin vend pune ka mjaftueshëm aplikues që janë shtetas gjermanë.StrugaLajm

Ndryshe, pranimi nga Agjencia Federale e Punës, vijon më tej Di Velt, nuk garanton hyrjen e aplikuesve nga Ballkani, pasi këta të fundit duhet të pajisen fillimisht me viza në vendet e tyre të origjinës, gjë që shkakton mbipopullim të ambasadave gjermane në vendet respektive. Skema e Ballkanit Perëndimor është e vlefshme deri në 2020, por në Berlin po diskutohet vijimësia e procedurës, që ndoshta mund të shërbejë si shembull edhe për emigrantët nga Afrika e Veriut.

In : Aktuale

Loading...
loading...