Gjimnazi i Strugës rrit bashkëpunimin me një shkollë nga Izmiri-Turqi

Në 17.11.2019 në Shkollën e Mesme  Gjimnazin “Dr. Ibrahim Temo” Strugë erdhi nje delegacion nga Izmiri  Republika e Turqisë nga shkolla”Yıldız Tınas” Izmir Turqi me të cilën kjo shkolle e Struges ështe binjakëzuar.

”Ne organizuam një program më 18.11.2019 në Shtëpinë e Kulturës në Strugë. Me rastin e vizitave në Shkollën e Mesme dhe sipas programit për miqtë nga Izmiri, programi ishte në tre gjuhë dhe me pjesmarrjen edhe të shkollës së Izmirit. Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë mësuesit dhe studentët tanë, të cilët mbështetën shkollën tonë për t’u bërë një mikpritje sa më të mirë  mysafirëve tanë. Një falenderim i veçantë edhe për familjet që pritën nxënësit e shkollës sonë motra nga Izmiri “Yıldız Tınas” gjithashtu falenderim të veçantë edhe për Kryetarin e Komunës së Strugës, Z.Ramiz Merko që na dha mbështetjen më të madhe”njoftojne nga Ibrahim Temo.StrugaLajmStrugaLajm

thumbnail 3
thumbnail 8
In : Aktuale

Loading...
loading...