GJITHË JETËN NË ZGJEDHJE!

Muhamet Borova

Politikanët e aftë që janë të përgatitur nuk sulmojnë asnjëherë pasi e dinë se janë të aftë, të paaftit vazhdimisht kritikojnë për ta arsyetuar paaftësin e tyre.Kur lideri i një partie te dobët do ti humbë zgjedhjet,nuk i vjen shum vështirë pasi në nënvetëdijen e tij ka ditur se do ti humbë,por vështirë u vjen votuesve sepse janë mashtruar.

StrugaLajm

Partitë duhet të tregojnë rezulltate të mira, jo premtime të mira. Të sukseshmit duhet të lejnë gjurma gjeniale në rezultatet e tyre. Forca intelektuale,forca njerëzore,forca humane dhe forca e sukseseve permanente, duhet të jetë refleksion për punën e çdo qeverie.Morali i tranzicionit nuk na fascinoj shum,demokracia e tranzicionit nuk na lumturoj shumë,këto na bën të ndihemi se jem “pika” të imta në lavdatat e politikanëve.Në çdo qeveri të re trashigohen “vetit e paraardhësve”të tyre plot premtime,mashtrime, glorifikime partiake, erozion të moralit dhe të vlerave. Besojmë dhe nuk besojmë në përparimin e vendit, “evroskepticizmi” shkakton dilema a meritojmë ose nuk e meritojmë realizimin e lumturisë, në familjen Evropiane.Sukseset e ministrave janë më të rëndësishme, se sa kostumet e tyre.
Ardhmëria e lumtur ekziston,por duhet ta gjejmë formën e saj,në mënyrën e vërtet,jo te zgjedhet e parakohëshme.Shkathtësia e përceptimit qëndron në aftësin e liderit ti zbuloj përfytyrimet e qytetarëve, që ta përfytyroj veten me sytë e qytetarëve.Ka lider që adhurohen prej qytetarëve,nuk janë qytetarët të veçant,por është lideri! Aty qëndron iluzioni për kuptimin reciprok!

In : Aktuale

Loading...
loading...