Shqiptari 20-vjeçar që e jeton jetën e plakut: Kam qejf ta kem emrin Shaban e jo Yll (VIDEO)

Është vetëm 20 vjeç, por duket shumë më i moshuar. Yll Raçi nga Podujeva ka zgjedhur një stil më të veçantë të veshjes dhe të jetesës.

Personat me të cilët shoqërohet Ylli janë jo moshatarët e tij, por njerëz të moshës 70-80 vjeçarë. Ai nuk del me shokët në kafiteri, të gjithë ata i fton t`i bashkohen në odën e tij në fshat. Pasi që jeta në qytet nuk i pëlqen, ai ka zgjedhur të bëjë jetën si në të kaluarën, e pa përtesë merret edhe me bagëti.

Veshjen ai e gjen nëpër zona ku ende ruajnë traditën e nganjëherë edhe i qepë. Ndërsa thotë se së kudo që shkon plisin nuk e largon nga koka, kjo për të ruajtur vlerat e kombit shqiptar.StrugaLajm

Me veshje të pleqve Ylli kishte shkuar edhe në shkollë, aty ku komente të mira thotë se mori nga profesorët.StrugaLajm

Ylli, pasi e ka përfunduar shkollën ka nisur një punë interesante. Mesitninë e qifteve. Deri tash thotë se ka msitnuar 30 qifte.  Përveç këtij aktiviteti ai merr pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve.

Për këto dhe më shumë  detaje, ndiqeni intervistën e plotë të Yll Racit.


Loading...
loading...