Gjuha shqipe një gjuhë e fuqishme dhe e bukur,që është krenaria e folësve të saj

Gjuha shqipe është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur,që është krenaria e folësve të saj.

Politikanët tanë në MV e avansuan gjuhën shqipe në një shkallë më të lartë,por nuk arritën kurrë afër dy dekada ta avansojnë si gjuhën e dytë zyrtare në këtë shtet.Më vonë,po këtë vit menduan të tjerët që këtë rivlerësim t‘ia parashtrojnë Komisionit të Venecias enkas që t‘ia tërheqin vëmendjen popullit dhe të mos humbin nga planet sharllataneske të tyre.Zotërinj „shpikës“ mos na mashtroni pa turp ,sepse këtë që planifikuat me venecianët edhe më naivi e kuptoi,sepse përfaqësuesit tuaj të deleguar në këtë komision,pa pjesëmarrjen e asnjë shqiptari,qartë u kuptua sepse ndikimi i tyre i bindi komisionerët të japin deklarata qesharake,sepse ky avansim i gjuhës tonë do të ketë një kosto të lartë për shtetin.Qesharake ishin edhe deklaratat e partisë naciste opozitare vmro-së,kur thanë se me këtë rivlerësim të gjuhës ky shtet do e përfundonte autostradën e pambarim Strugë -Kërçovë.Absurditet i llojit maqedonas,identik me at a që i bëri ish kryetari Ivanovi.Gjuha dhe simbolet kombëtare të një shteti kanë vlerën më të madhe për një komb.Çdo popull kudo në botë ka të drejtë të flasë dhe shkruaj në gjuhën e vet dhe të festojë me simbolet e shtetit të vet.
Ne mërgimtarët shqiptarë në Zvicër jemi dëshmitarë sepse këtu gjithëçka shkruhet në katër gjuhë:gjermanisht,frëmgjisht,italisht dhe retoromanisht(një përqindje shumë e vogël )Këtij populli shumë të civilizuar,demokrat dhe zemërgjerë nuk i pengon aspak,sepse këtu e gjen shtetin e së drejtës dhe të gjithë janë të barabartë.

17 vite duke pritur këtë ligj dhe prapë mbetëm gjuhë 20 përqindëshe.A mund të vendosë ky komision për fatin e gjuhës tonë?Jo bashkatdhetarë mos e lejoni që të huajt të vendosin për fatin e gjuhës tonë.Venecianët nuk jetojnë në trojet tona autoktone ku kanë jetuar Pellazgët dhe Ilirët dhe as që kanë njohuri se si,sa dhe ku flitet kjo gjuhë.Gjuha jonë i takon grupit të gjuhëve indoevropiane dhe këtë e dokumentojnë me fakte historike dhe studime të thella linguistike dhe albanologjike albanologë me famë botërore si;Norbert Jokli,Frac Boppi,Gustav Majer,Holger Pedersen,Eqrem Çabej ,Mahor Domi e shumë të tjerë.
Shqiptarët kërkojnë të drejtën legjitime të patjetërsueshme,ju e zvaritni me vite.Por kur një emisar bullgar para disa ditësh ju dha një lajm të hidhur për gjuhën tuaj dhe e injoroi atë,kombin dhe figurat historike të vendosura në sheshin kryesor,sikur ua prishi qetësinë.StrugaLajm

Që ta kuptoni mirë se cili është populli shqiptar dhe gjuhën që flet ai,më poshtë do lexoni një shkrim origjinal të një albanologu danez me famë botërore i shekullit 18 Holger Pedersen :
Gjuha shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe përparimit moral.Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar“

Prandaj duhet të ndryshoni politikën tuaj nacionaliste,sepse kështu mos u drejtoni nga dyert e Bashkimit evropian.StrugaLajm

Shkruan:Asan Asani-Zvicër


Loading...
loading...