Ziadin Sela:BDI nuk vlen më asgjë, shqiptarët e panë se kush është

Kryetari i Alancës për Shqiptarët Ziadin Sela në emision 360 Shkallë në Alsat M ka theksuar se me programin e ASH-së do ta kthejë shpresën tek shqiptarët. Ai nënvizoi nevojën edhe për përfaqësim dinjitoz në institucione, duke i avancuar administratorët shqiptarë.
“Të gjithë besuan që Aleanca do të shuhet si subjekt politik, por ndodhi e kundërta u kthye më fuqishëm. BDI nuk i vlen më asgjë, shqiptarët e panë se kush është, sepse janë përgjegjës të dështimit. Nuk kanë përkrahjen edhe të tyre njerëzve që i kanë punësuar. Çdo qytetarë paguan tatime, dhe vendi i punës i takon gjithësecilit. Ne do të propozojmë ligj që shqiptarët të përfaqësohen drejt dhe adekuat në administratë. Bashkimi Demokratik për Integrim e thirr veten si subjekt politik shqiptar, dhe me to bën shumëzime për vota me shqiptarët që paska punësuar. Fatëkeqësisht kjo parti i gëzohet vetëm fatkeqësive të shqiptarëve për të marrë fitoren ndërsa do të merr vetëm dënimin. Administrata e din se kush është BDI sepse janë punësuar 5-6 vite dhe nuk janë avancuar, ndërsa prej nesh nuk do të kenë hakmarrje por do të kenë garanci për avancim. Qëllimi jonë është të kthejmë shpresën dhe të ndalojmë migrimin”, theksoi Sela. Ai foli dhe për platformën shqiptare dhe mënyrën e qeverisës së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. “Unë jam deklaruar me këto çështje. Nuk mendojmë që legjitimi i platformës shqiptare duhet të shndërrohet në kërkesë dhe lutje dhe lutjet duhet të shndërrohen në realizim dhe kushtëzim. Do të bëjmë koalicion me atë parti politike që do të bëhet pjesë e Qeverisë 2020, dhe do të përputhim programin politik. Por do të them edhe këtë në momentin që legjitimohet me votë programi i Aleancës për Shqiptarët un do jem programi që kanë votuar shqiptarët.”, theksoi kreu i ASH-së. (

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...