Gjukanoviq: Qëllimi i “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e RMV-së, BeH, Malit të Zi dhe Kosovës

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, projektin “Ballkani i Hapur” e ka vlerësuar si “shumë kontrovers”, pasi siç thotë ai është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së. “Nuk na duhet kjo, na duhet anëtarësimi në BE, tha Gjukanoviq në një intervistë për portalin Vojvodina “Autonomija“.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviq.

Ai vlerësoi se qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”StrugaLajm

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se kryeministri Dritan Abazoviq “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

In : Aktuale

Loading...
loading...