Gjyqtari i Elbasanit seks me sekretaren në zyrë, si e zbuloi përgjuesin e prokurorisë

Gjykata e Elbasanit është një nga degët më të korruptuara dhe të degraduara të gjyqësorit në Shqipëri. Skandalet e larmishme dhe shkarkimet në masë të gjyqtarëve si të korruptuar, është vetëm një tregues i këtij realiteti. Brenda mureve të kësaj gjykate kanë ndodhur një sagë me skandale që nga depërtimi i krimit, ryshfet, pastrim parash deri tek historitë rozë dhe madje orgjitë.

Prapaskena ka parë një dosje të pazakontë të prokurorisë për një nga skandalet në Elbasan. Sipas dosjes, kohë më parë, ofshamat dhe pasthirrmat e forta të një femre, që vinin nga zyra një gjyqtari, tërhoqën menjëherë vëmendjen e administratës së gjykatës, gjyqtarëve dhe shumë shpejt të prokurorëve, të cilët punonin në të njëjtën godinë.

Zhumrat e kënaqësisë vinin pikërisht nga zyra e gjyqtarit i njohur sot me nofkën ‘Hamshori’ apo ‘Bujari i Zi’. Hamshori, i shkarkuar disa muaj më parë nga Komisioni i Vetingut si korruptuar, për pastrim parash, mashtrim me pasurinë dhe vendime të paligjshme, kishte një zakon: Nuk hynte në sallën e gjyqit pa bërë seks me sekretaren Ami (po ia kursejmë mbiemrin për të mos shkaktuar drama familjare).

Pas kureshtjes së ditëve të para, pasthirrmat dhe zhurmat e kënaqësisë, nisën të ktheheshin në shqetësim.

Prapaskena ka mësuar nga burime serioze se ‘Hamshori’ nuk pyeste për kod etike dhe ligj pasi kishte lidhje me ish Kryetarin Gjykatës së Lartë, të cilit i dërgonte për argëtim vajza nga ato të haremit që kishte krijuar në Elbasan duke përdorur pushtetin e gjyqtarit.

Gjyqtari i kishte shpëtuar disa herë shkarkimit nga ish-KLD-ja për skandale, veprime arbitrare dhe vendime korruptive.

Megjithatë, një prokuror i guximshëm nisi një hetim rreth aferës seksuale të ‘Bujarit të Zi’ me sekretaren, aferë që konsumohej brenda gjykatës. Prokurori autorizoi një oficer të policisë gjyqësore për të kryer veprime hetimore, ku përfshihej edhe vendosja e një përgjuesi të fshehtë në zyrën e tij.StrugaLajm

Oficeri i policisë gjyqësore dekonspiroi hetimin, duke informuar ‘Hamshorin’ që të bënte kujdes. Sipas dosjes, ‘Bujari i Zi’ ndryshoi sjellje pas vendosjes së përgjuesit, gjë që ngriti dyshime tek prokurori për dekonspirim.

Megjithatë, gjyqtari vijoi aferat financiare dhe seksuale në forma të tjera.

Në shtator të këtij vitit, në Gjykatën e Elbasanit, mes grave dhe vajzave të kësaj gjykate, u zhvilluar një mbledhje e padëgjuar kurrë më parë në historinë e drejtësisë në Shqipëri.StrugaLajm

Kryefjala e mbledhjes ishte gjyqtari i njohur si ‘Hamshori i Elbasanit’, pasi vetëm roja e gjykatës kishte shpëtuar pa iu vardisur.

Kryetarja e komanduar e kësaj gjykate, Matilda Fetau, mblodhi gratë dhe vajzat, duke iu pyetur secilën nëse ishin ngacmuar seksualisht nga ‘Hamshori’.

Gratë e vajzat mbetën fort të befasuara dhe me gojëhapur nga pyetja e kryegjyqtares.

Por, kjo e fundit jo vetëm insistoi, por paraqiti befas edhe një procesverbal mbi tavolinë, për të firmosur nëse ishin ngacmuar apo jo.

Në siklet dhe të befasuara, gratë dhe vajzat firmosën në rresht se nuk ishin ngacmuar, me përjashtim të dy zonjushave, të cilat refuzuan që të firmosnin.

Kjo mbledhje u mbajt disa ditë para se gjyqtari të shkarkohej nga Komisioni i Vetingut edhe për mungesë etike.

Ndaj gjyqtarit ishin depozituar dhjetëra denoncime. Edhe pse është shkarkuar që në shtator, “Hamshori” nuk shkulet nga zyra. Do të duhet ndërhyrja e policisë dhe prokurorisë për ta larguar nga gjykata, në zbatim të vendimit të shkarkimit nga detyra.

In : Aktuale

Loading...
loading...