Godet Bekim Qoku :Veleshta nuk është shitur kurrë

Bekim Qoku

Edhe katër ditë deri në zgjedhje. Edhe katër ditë deri në kthesë, deri në shpresë. Idri Istrefi është rasti dhe shansi për struganët.

Sa dallon Idriu nga Ramiz/Armendi? Si Liqeni me gjirizin.

Nuk se do bëhet qameti nëse rri dyshja Ramiz/Armendi edhe katër vjet. Po thjesht do rritet dëshpërimi dhe krimi.
Ramiza dhe Armenda kemi patur gjithmonë. Por ja, sikur ne shqiptarët kemi hyrë në një epokë ku fryn një puhizë ndryshimi e freskie.StrugaLajm

Ta ndihmojë të gjithë Idriun. Jo që ai ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë më shumë për të. Jo për Idriun si person, por për Idriun si ndryshim, si freski, për Idriun si liqen dhe si Drini i Zi.StrugaLajm

Po kush më garanton se Idriu do të jetë ndryshe, më pyeti njëri?
Veleshta, ia ktheva. Veleshta është garanca. Veleshta ka qenë gjithmonë autoriteti dhe elementi kombëtar i Strugës.

Nuk ka në Maqedoninë e Veriut komunitet më kompakt përsa i përket orientimit dhe qëndrimit kombëtar sesa Veleshta. Vetëm shikoni historikun e zgjedhjeve. Veleshta nuk është shitur kurrë. Ka mbetur stoike dhe parimore. Kjo më bën të besoj thellë se Veleshta nuk do ta tolerojë as lejojë kurrë birin e saj të bëhet bukëshkalë.

Veleshta kësaj herë nderoi edhe bijën e saj që ishte bartëse liste me disa vota më shumë. Dhe mirë bëri. Zonja Vlashi e meritoi të zgjidhet këshilltare e qyteti dhe jam i sigurt se do të bëjë një punë të shkëlqyer. Por tani, në raundin e dytë veleshtari nuk ka asnjë arsye pse t’i japë vota më Ramizit dhe Armendit. Jo pse kjo dyshe nuk është nga fshati, por sepse është thjesht kriminale, është antikombëtare, është pikërisht e kundërta çfarë përfaqëson Veleshta.
Veleshta politikisht duhet të shërbejë si fanar edhe për fshtatrat tjerë, sidomos për Ladorishtin dhe Dollogozhdën. Janë këta tre fshatra shtyllat e shqiptarisë së Komunës së Strugës. Këto tre fshatra duhet të bëhen bashkë e ta shpëtojnë dhe lartësojnë Strugën duke votuar për Idri Istrefin kësaj radhe dhe duke dënuar dyshen Ramiz dhe Armend.
Një shans i mirë për pak shpresë për të gjithë ne. Të dielën Idriu e meriton votën tonë, sepse ne të gjithë meritojmë një qytet më të mirë.


Loading...
loading...