Koalicioni ASH-AAA dhe BESA në Strugë me marrëveshje në mbështetje të Idri Istrefit prezent edhe Abdulla Qazimi

Koalicioni ASH-AAA dhe BESA në Strugë me marrëveshje për mbështetje të ndërsjelltë në Strugë

Në prani të kandidatit për Kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e ASH-AAA, z. Idri Istrefi, atij nga BESA, z. Abdulla Qazimoski, të deputetit të zonës dhe shefit të shtabit zgjedhor z. Syrija Rashidi, këshilltarit të sapozgjedhur z. Fatmir Emush, anëtares së kryesisë së Besës znj. Melinda Rashidi, Kryetarit të Degës Strugë të Besës z. Nusret Ziba, Kryetarit të Degës Strugë ASH, z. Imer Imeri si dhe shefit të shtabit zgjedhor Strugë të Besës z. Albert Asani u vendos:
Që të mbështetet kandidati për Kryetar të Komunës së Strugës në roundin e dytë të zgjedhjeve më 31 tetor si dhe të koordinohen shtabet zgjedhore për aktivitetet e mundshme deri në ditën e zgjedhjeve.
Gjithashtu të merren hapat e para për vazhdimin e bashkëpunimit edhe pas fitores së zgjedhjeve.
Falenderojmë Lëvizjen Besa për qëllimin e mirë dhe mbështetjen.
Koalicioni ynë është tepër i madh, është koalicioni për Strugën.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...