Grabiti flori në një shtëpi në Strugë,zbulohet nga policia

Si rezultat i dyshimit për konsumimin e veprës penale ‘’Vjedhje të Rëndë’’Stacioni policor në Strugë ka ngritur padi penale ndaj një 34 vjecari nga Struga.I dyshuari veprën penale e ka kryer muajin e kaluar ndërmjet datës 8-12 në një shtëpi në lagjen ‘’Risto Krle’’ në qytetin e Strugës.Ai nëpërmjet një mjeti të fort ka thyer dritaren e përdhesës dhe futet në shtëpi .Ai pasi kontrollon në dhomat e shtëpisë ka arritur të marr një komplet stolish ari ,aparat saldues si dhe dy telefona celular.Sipas policisë së Strugë 34 vjecari nga kjo vjedhje në mënyrë të paligjshme ka përfituar 185 denarë.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...