Grabitje e armatosur në qendër të Strugës,vidhet kazinoja

Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, aty rreth 05:00 në Strugë.Sic mëson Strugalajm.com nga burime policore në shënjestër të hajdutëve ka qën kazino ‘’Star’’ në qendër të Strugës, ku persona të maskuar dhe të armatosur ,janë futur në hapësirat e kazinos dhe me anë të kërcënimiot kanë arritur të marrin një sasi të konsiderueshme të parave.Jozyrtarisht, thuhet se hajdutën kanë arritur të marrin rreth 10 mijë euro.Prej kohësh, maskat në Strugë janë bërë të zakonshme.Në shumë raste në shënjestër të hajdutëve kanë qënë edhe bankat si dhe shtëpitë e mërgimtarëve.(Strugalajm.com)
StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...