GREKËT E “SHPËTOJN”POLITIKEN SHQIPTARE(?!)

Xhevdet Nasufi

Dëgjuam propozimin që ka përafruar maqedonasit,grekët dhe bullgarët( deklarata e Ministres Bullgare për Punë të Jashtme) për emrin e ri të Maqedonisë,por shiquam edhe Edin të ulur në skajin e tavolinës së premierëve në Samitin e Sofies që dukej si i përlyer. Kur edhe foli, shkallmoi në dhimbje,në vuajtje, në ankimim,por edhe në batutat e tij tanimë bajate, që nuk është veti e politikanëve të drejtë,të vëndosur,serioz dhe në përpithshmëri me temat e Samitit BE-Ballkan,bile ishte ofenduese për krenarin e shqiptarëve,për historin e tyre autentike dhe më të vjetër në Ballkan. Kjo na kaloi si vetëtima para syve dhe mëndjes me dilemën tejet zhgënjyese: Vall,përsëri do të regjistrojm në këtë kohë,në këtë mënyrë historin e padrejtë në këtë shtet(do jet “Maqedoni e Ilindenit”?!) ndaj shqiptarëve duke u përkulur edhe para maqedonasve që me ngulm nuk duan ta ndajn shtetin etnik me të tjerë?
Dhe menjëher mëndja më ktheu luftën në vitin 2001 dhe Marëveshjen Korniz të Ohrit.Të gjithë, e më së shumti ata që dje manaxhuan luftën dhe sot manaxhojn paqën: Ju gëzuan pa masë ndryshimit të kushtetutës(luftrat nuk bëhen zakonisht për ndryshime kushtetuese) që shqiptarët të bëhen shtetformues, të barabart me maqedonasit,bile në letër. Mirëpo,kjo që po ndodh sot me emrin dhe aktivitetet përcjellëse të Maqedonisë,vall a nuk është rasti që të humbetet edhe kjo,akoma ëndër e shpresë e vogël e shqiptarëve për të qënë shtetformues në këtë shtet të përbashkët?
Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s,Kosova ka marë statusin e shtetit që të konsolidoi sovranitetin multi/etnik dhe teritorial. I gjith ky kapital shtetëror,juridik dhe politik nuk është i mjaftuar që bile pak atje në Sofje( atje u promovua përcaktimi i Zaevit për emrin e ri të shtetit,sigurisht i mirkordinuar me të tjerë,përfshi edhe opoziten maqedonase) Shqiptarët të bënin të domosdoshmen që do e bënte çdo politikan për popullin dhe shtetin e vet dhe të reagonin denjësisht? Nuk përmenda politikbërsit shqiptar nga Maqedonija, sepse ata as këtu në Maqedoni,por edhe nga të tjerët jasht saj nuk konsiderohen si subjekt brenda kornizave të lojës, sepse vet e kan përcaktuar at pozicion tani e shum vite më parë.
Zaevi e deklaroi hapin e mëtejm pas Sofjes.Përkrahja e bullgarëve për propozim-emrin e ri të shtetit është tejet e rëndësishme për konsensusin brendamaqedonas.Shqiptarët,edhe ashtu reagimet i kan të moderuara,i kanë të mbështjella me bon-ton politik e diplomatik për nevoja propaganduese.
Dhe përfundimisht,shpresa e vetme për rinegocim të propozimit(shqiptarët janë jetësisht të interesuar për proçeset integruese të Maqedonisë,por jo edhe me blanco autorizim) tani mbeten grekët që ta “shpëtojn” estabilishmentin politik shqiptar dhe jo vetëm, (vaj halli në çfar derexhe na sollen) nga ky propozim që edhe më shum na largon nga kuptimi përmbajtsor i shtetit të përbashkët dhe multietnik. Këtë e them sepse komentet e para të opozitës greke për emrin e Zaevit jan tejet negative,ashtu si mund të pritet edhe vendimi përfundimtar.
Personalisht jam i shqetsuar,me besimin e plot si çdo shqiptar kombëdashës, se emrimi i ri i shtetit do i anashkalon shqiptarët.Ata në fund për koncesione asimetrike dhe banale që mund të futen në lojë,do e japin pëlqimin e tyre për emrin e ri të shtetit . Në mungesë të kapacitetit, përkushtimit, vullnetit, por edhe kredibilitetit moral të domosdoshëm, politikbërja shqiptare sot këtu nuk mund të përballet me presionet e natyrshme që do pasojn nga brenda dhe jasht për të dhënë konsensusin politik shqiptarët edhe për emërtimin që mund ti përjshton ata nga vet simbolika që ngërthen emërtimi.Këtë kredibilitet duket se nuk e ka as politikbërja në Shqipëri dhe Kosovë. Vall,Ligji për gjuhën shqipe edhe ashtu si është me mangësi, nuk është provë e mjaftueshme për këtë? StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...