Greva , marrëveshje nuk ka, mësimdhënësit nuk heqin dorë nga kërkesat


SASHK-u dhe ekzekutivi vazhdojnë negociatat edhe gjatë kësaj jave për tu marr vesh për rritjen e pagave të mësimdhënësve dhe të edukatorëve.

Përfaqësuesitë e SASHK-ut thonë se të dielën do të vendosin nëse ata do të pranojnë ofertën e parë të egzekutivit e cila përmban rritje e pagave mbi 10 % me rebalancin e buxhetit ose nëse ata do të vazhdojnë grevën nga dita e hënë.

“ Na është ofruar një farë mundësie për të ndërprer grevën ofertë e cila ne e kemi lëshuar deri tek anëtarët tonë dhe nesër në orën 13 kemi mbledhjen e këshillit të SASHK-ut ku do të vendosim në bazë të përgjigjeve që i kemi marr prej anëtarësisë se a do të vazhdojë greva nga dita e hënë ose do të kemi ndërprerje. Sot ose nesër priteshte të jepet edhe përqindja mirëpo akoma nuk e kemi marr, por kjo përqindje lëvizë mbi 10 %, por gjithësesi anëtarsia nuk e pranon këtë ofertë sepse e para nuk është në form të shkruar dhe e dyta kjo përqindje parashikohet me rebalansin e buxhetit dhe sikur humbaset besimin se kjo gjë mund të ndodh” – tha Nënkryetari i SASHK-ut, Tafë Ameti.

Mësimdhënësit janë në ditën e gjashtë të grevës së tyre. Një pjesë e madhe e tyre nuk ndryshojnë mendjen dhe do të grevojnë deri sa nuk rrisin pagat e tyre për 18.5 %.

Disa prej mësimdhësëve të intervistuar në “Intervistën e Javës” në TVM 2 nuk përjashtojnë mundësinë të dalin në protesta nëse kjo punë nuk zgjidhet kohë më parë.

“Grevistët të cilët përkrahin dhe mbështesin tone janë mbi 95 %, ndërsa ata të tjerët janë kolegë të cilët nuk e përkrahin grevën, janë kolegë të cilët nuk kanë vendime pune, por janë me kohë të caktuar. Poashtu kemi një përqindje shumë e vogël 00,2 % që kanë ndryshuar mendjen, në dy ditët e para kanë qene me neve e tani më nuk janë, arsyjet dhe qëllimet përse nuk janë ne nuk e dijmë” – deklaroi Senxhan Miftari, Përfaqësuese e Sindikatës Greviste në SH.F. “Hasan Prishtina”StrugaLajm

“Nëse kjo punë nuk zgjidhet brenda 10 ose 15 ditë rrugëdalja tjetër do të jetë të dalim në rrugë e paramendoni atëherë kur do të dalim në rrugë, sepse ne aktualisht po veprojmë ndryshe po vijmë në punë por vetëm mësim që nuk mbajmë, ne e kemi diskutuar edhe këtë çështje” – theksoi Burim Aliu, Përfaqësues i Sindikatës Greviste në “Zef Lush Marku”.

Numër më i vogël të grevistëve vërehet tek një pjesë e kopshteve të vendit, por jo si rezultat i kërcenimeve por për shkak të vullnetit të mirë të punonjësëve të kopshteve për të mos u ndërprer procesi i kujdesjes së fëmijëve.

“33 persona të personelit janë aktualisht në grevë ndërsa 74 janë që punojnë me fëmijët. Pjesë e grevës janë persona të cilët në sindikatë, mirëpo ka edhe persona të cilat nuk janë në sindikat dhe e përkrahin grevën dhe janë bashkangjitur grevës, por ka edhe të kundrëta kemi persona që nuk janë pjesë e sindikatit që punojnë me fëmijët, mirëpo ka persona të cilat janë pjesë e sindikatit por poashtu I kryejnë obligimet e punës” – tha Drejtoresha e Kopshtit, “Fidani”, Gëzime Baku.

Pa marrë parasysh se sa e vështirë duket aktualisht zgjidhja e këtij problemi, grevistët, shpresojnë se do të ketë një ofertë dinjitoze nga egzekutivit për ta. (TVM2)

In : Aktuale

Loading...
loading...