Britania i dhuron Kosovës raketa “Javelin” dhe “NLAW” si ato që po djegin tanket ruse në Ukrainë

Britania e Madhe do ti dhurojë Kosovës raketa të llojit “Javelin” (xhavelin) dhe “NLAW”, të cilat janë aktuale si pjesë e armatimit të ushtrisë së Ukrainës kundër forcave ruse.
Siç shkruan gazeta serbe “Novosti” kjo ka shkaktuar shqetësim të madh tek kreu shtetëror serb, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq për këtë çështje pritet të ankohet tek kryeministri britanik, Xhonson.
“Javelin” janë raketa efikase tokë ajër. Ato mbahen në dorë, kurse po shquhen me efikasitet të madh në Ukrainë, ku po rrëzojnë avionët dhe helikopterët luftarake ruse.
“NLAW” janë raketa anti-tank, të cilat dallohen për demet e mëdha që ua shkaktojnë tankeve ruse.
Siç shkruan “Novosti”, përveç raketave, Britania ofron edhe trajnim falas për ushtarët e FSK-së për përdorimin e tyre, transmeton Almakos.
Paralajmerimi për këtë ndihmë vjen në kohen kur janë shtuar provokimet serbe në veri, që po shihen si fillim i planeve ruse për të destabilizuar edhe Ballkanin Perëndimor, por edhe pas lavdëratave të presidentit serb Vuçiq se i mjafton “sprej” për miza për të mposhtur vendet fqinje si Kosova e Mali i Zi.

Javën e kaluar në mënyrë gjysëm të fshehtë, Serbia u pajis edhe me raketa kineze.StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...