Grubi: VMRO mund të jetë informuar për 27 prillin nga Zoran Zaevi, jo nga BDI

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, duke komentuar informacionet e paraqitura se një funksionar i partisë së tij e ka njoftuar VMRO-DPMNE-në për 27 prillin, ka thënë se këtë informacion VMRO-DPMNE mund ta ketë marrë nga kryeministri Zoran Zaev, i cili asokohe ka qenë i emëruar si mandator për formimin e qeverisë. Grubi ka përjashtuar çdo mundësi që një informacion i tillë të ketë dalë nga ndonjë deputet i BDI-së, shkruan Gazeta Lajm.

“I pashë transmetimet në media në lidhje me një farë korrespodence që mud ta ketë pasur Pançe Kralevi me çfardo funksionari të BDI-së dhe atë informacion pastaj ia kishte përcjellë Nikolla Gruevskit, e Gruevski ia kishte përcjellë Trajko Veljanovskit.
Unë me përgjegjësinë më të madhe mund të them se nuk mund të ketë qenë ndopnjë deputet. Mund të ketë qenë informacioni nga vetë pres konferenca e zotëri Zoran Zaevit, i cili ishte i mandatuar për kryeministër dhe i cili doli e paralajmëroi zgjedhjen e Talat Xhaferit para mediave dhe kjo u trtansmetua në të gjitha mediat. Mënyra të tilla të spekulimeve nuk e ndihmojnë asnjërin prej nesh. Të gjithë ne 61, kemi qëndruar dhe e kemi votuar zotëri Talat Xhaferin”, deklaroi Grubi.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...