Zaim Istrefi : Regjistrimi pa etninë,dëmton shqiptarët në Maqedoni

Po e shkruaj me dëshprimin se më 13.11.2018 nëpërmjet TV ALSAT në Maqedoni dëgjova nga përfaqësuesi i Entit të Statistikës së Maqedonisë se, në regjistrimin e ardhshëm qytetarët do të regjistrohen vetëm cilën gjuhë e flasin dhe cilës fe i takojnë. Pavarësisht se edhe në shtetet e perëndimit kishte raste të tilla të regjistrimit pa u regjistruar edhe kombësia, kjo aspak nuk përkon me statusin e shqiptarëve në Maqedoni. Përkundrazi hjekja nga regjistrat kombësia, për shqiptarët do të ishte asgjësimi përfundimtar i qenies kombëtare shqiptare. Kjo tradhëti e kryeministrit maqedonas Zoran Zaevit dinak, bëhet nga fakti se e din mirë që para vehtës në pushtet i ka servilët sahanlepirës, të papunës dhe si të till edhe të papërgaditur dhe nuk i dijnë fare pasojat e kësaj tradhëtie të madhe antishqiptare dhe si i till, ky Zaev e shfrytëzon këte rast hiostorik për te dhe, i hjek kombësit nga evidentimi në regjistrimin e popullatës.
Po si i mashtroi pushtetarët shqiptar ky maqedon dinak! Gjatë verës një kontakt të shkurtë që e pata me një të njohur funkcionar i BDI-së më njoftoi për këte tradhëti të madhe që do t i hjekin nga evidenca kombësit dhe, sipas tyre “kjo do të ishte në dëm të të dy palëve sepse asnjëra palë nuk fitonte”! Merre me mend, asnjëra palë nuk fitoka! Po kur thuhet se je maqedonas, cka kuptohet? Prandaj unë përsonalisht kam bindje se, kjo iniciative mund të jetë e vet pushtetarëve injorant shqiptar e që ndoshta Zaevi menjiherë t a ketë “përqafuar” sepse në Marrëveshjen e Prespes”e cila ka të bëjë vetëm për maqedonasit e jo edhe për shqiptarët, thuhet se “shtetësia është maqedone”, kurse maqedonasve iu njihet dhe gjithashtu i njihet e drejta të shprehen “maqedonas”, por kjo nuk e pengon shptrehjen e identitetit të vet shqiptarëve sepse kjo marrëveshje pra, nuk ka të bëjë me shqiptarët Prandaj emri maqedonas do të mbetet, por vetëm hiqet kombësia shqiptare dhe të tjerëve. Prandaj shqiptarët gjithmon do të konsiderohen si maqedonas dhe nuk do të dihet se në Maqedoni jetojnë edhe shqiptarët.
Jo vetëm që humbet identiteti kombëtar shqiptar, por me këte rast do të dëmtohen edhe në përqindje shqiptarët sepse,shqiptarët orthodoks do të regjistrohen se e flasin gjuhën maqedonase dhe feja orthodokse. Një përqindje e madhe e shqiptarëve që jetojnë sidomos ata në qytete flasin tuqisht edhe se janë shqiptar dhe kur të regjiostrohen se e flasin turqishtën në familje, do të mirret se janë turq dhe po kështu edhe me shqiptarët në fshatrat e Strugës e fshatra të tjera që e flasin në shtëpi maqedonishtën , me fe muslimane, për shkak të asimilimit historik, kur të regjistrohen se e flasin maqedonishtën në familje, do të konsiderohen se janë maqedonas. Pra vazalët shqiptar t a dijnë mirë se me vet vullnetin e vet e fundosin njëherë e përgjithmon identitetin kombëtar shqiptar.
Prandaj, vetëm protestat e gjithfuqishme gjithpopullore të shqiptarëve mund t a rrëzojnë këte shtresë të kalbët politike antishqiptare dhe kjo popullatë e kaq shumëvuajtur nga vet këta shëqiptar vazal, mund të mbijetojë duke mos u lejuar braktisja e identitetit të kombësisë shqiptare. Avokat Zaim Istrefi

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...