Gruevski nuk shkon menjëherë në burg?

Gjykata e Apelit sot ka konfirmuar dënimin me burg prej 2.5 viteve për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se vendimi menjëherë në fuqi. Fillimisht ai duhet ta pranoj me shkrim vendimin, ndërsa gjykatësi për zbatimin e sanksioneve duhet tí dorëzoj akt udhëzues, në të cilin shkruan dita kur duhet të paraqitet në burg.
“Dita e paraqitjes në institucionin caktohet në mënyrë që personit të dënuar i mbetet së paku tetë, ndërsa 13 ditë nga dita e pranimit të aktit udhëzues”, parashihet në Ligjin për zbatimin e sanksioneve.
Gruevski shpëtimin mund ta gjej në Gjykatën Supreme, me parashtrimin e mjetit juridik të jashtëzakonshëm, por edhe me kërkes për anulimin e zbatimit të dënimit.
Gruevski për momentin është në seancdë ku po gjykohet për lëndën “Titaniku”.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...